Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

2024/12/22 at 8:45 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
BE-ja shpreson për progres në integrimin e serbëve pas zgjedhjeve në Kosovë

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 Shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare.


Sipas burimeve të Radios Evropa e Lirë(REL), në BE gjithmonë ka pasur shqetësim për problemet në këtë pjesë të Kosovës, që nga ato të sigurisë e deri te fakti se në mesin e serbëve në veri as në të kaluarën nuk ka pasur kushte të duhura që të votojnë në mënyrë krejtësisht të lirë dhe që të kenë mundësi për zgjedhje pluraliste, sikurse në pjesë tjera të Kosovës.

Në ciklet e kaluara zgjedhore nëpër raportet interne të BE-së, shpesh është përmendur se në veri ka pasur frikësim dhe presion ndaj kandidatëve që nuk gëzonin mbështetjen e Beogradit dhe të Listës Serbe. Po ashtu, nuk ka pasur as fushatë të hapur dhe të barabartë, ndërsa edhe mediat në gjuhën serbe kanë qenë nën presion.

Për BE-në sidomos shqetësuese ka qenë situata me përfaqësimin e serbëve pas dorëheqjes në mënyrë të organizuar nga institucionet e Kosovës në Nëntor të vitit 2022 dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale në prill të vitit 2023.

Bashkëbisedues të REL-it kanë thënë se Serbia, me gjithë pretendimet se bojkoti ka qenë zgjedhje e vetë serbëve të veriut të Kosovës, ka pasur rolin kryesor në dorëheqjen e serbëve nga institucionet e Kosovës në atë kohë. E ky bojkot vazhdon edhe sot.

Bashkimi Evropian prej vitit 2022 e këndej vazhdimisht nëpër raportet që përpilon për Kosovën dhe për Serbinë konstaton se, tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet “paraqet shkelje nga ana e Serbisë të obligimeve nga dialogu dhe paraqet kthim të rëndë prapa të respektimit të Marrëveshjes së prillit të vitit 2013”.

Para se të ndodhte bojkoti i serbëve të Kosovës në pjesën veriore të vendit, BE-ja e përmendte pikërisht pjesëmarrjen e tyre në institucionet e Kosovës si një prej sukseseve më të mëdha në procesin e dialogut në përgjithësi.

“Edhe pse e kemi shprehur qartë dhe në mënyrë të vazhdueshme pakënaqësinë tonë për hapat e njëanshëm që kanë ndërmarrë autoritetet e Kosovës, ne po ashtu nuk kemi hezituar ta qortojmë edhe Serbinë për goditjen e madhe që i është dhënë normalizimit të situatës dhe procesit të dialogut në tërësi me tërheqjen e serbëve nga institucionet ne veri“, i ka thënë REL-it një diplomat i BE-së.

Diplomatët në BE shpresojnë se fillimi i vitit që vjen do të sjellë një atmosferë më pozitive në veri të Kosovës dhe një sjellje më konstruktive, edhe të Kosovës, edhe të Serbisë, në procesin e dialogut. Diplomatët e lidhin këtë edhe me mungesën e progresit të Serbisë, por edhe të Kosovës, në procesin e integrimeve në BE.

Serbisë nuk i është hapur në dhjetor një grup kapitujsh në procesin negociues për integrim, edhe pse Komisioni Evropian kishte konstatuar se i ka përmbushur kushtet teknike. Ndër pengesat pse vendet anëtare nuk e kanë lejuar avancimin e Serbisë është përmendur edhe mungesa e progresit të duhur në normalizimin e raporteve me Kosovën.

Liderët e BE-së nuk e fshehin se edhe shqyrtimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE lidhet me progresin në procesin e dialogut.

Burimet në BE thonë se janë të inkurajuar me pajtimin e Kosovës dhe të Serbisë në takimin e fundit në kuadër të dialogut për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit. Ata kanë shprehur besimin se ky mund të jetë një moment i ri që mund të pasohet me progres tjetër në dialog.

Në anën tjetër, edhe thirrja që ka bërë Serbia për serbët e Kosovës për të marrë pjesë në zgjedhje në Kosovë është parë si shenjë e mirë se edhe Beogradi e ka kuptuar se duhet të jetë më konstruktiv.

Thirrja e Serbisë, që besohet se do të ketë ndikim të madh te serbët e Kosovës, është përshëndetur edhe nëpërmjet konkluzioneve nga takimi i Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së. Por, në të njëjtën kohë pritjet janë që riintegrimi i serbëve në Kosovë të bëhet pa asnjë parakusht.

“Këshilli ka parasysh thirrjen nga ana e Serbisë në shtator të vitit 2024 për serbët e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e organizuara nga Prishtina zyrtare dhe për riintegrimin tyre në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022. Këshilli përsërit pritjen e tij për riintegrimin e tyre të shpejtë pa asnjë parakusht nga Serbia, në përputhje me marrëveshjet nga dialogu dhe duke respektuar në tërësi kornizën ligjore të Kosovës”, është thënë nga ministrat e vendeve anëtare në konkluzionet e miratuara më 17 dhjetor në Bruksel.

BE-ja pret që serbët jo vetëm të marrin pjesë në zgjedhje, por që ata të cilët marrin mandatin, edhe ta ushtrojnë atë me përgjegjësi, qoftë duke marrë pjesë aktive në punën e Kuvendit të Kosovës, ashtu edhe në nivelet tjera të qeverisjes dhe jetës publike në Kosovë.

Pritet që edhe misioni i BE-së, i cili do t’i vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë, të përcjell me kujdes të veçantë edhe procesin zgjedhor në veri të vendit dhe ushtrimin e të drejtës për të votuar nga ana e të gjitha grupeve etnike, përfshirë edhe të atyre që u përkasin bashkësive etnike joshumicë./REL



Ju sugjerojmë

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
Bota

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

9 Qershor, 2025 6:24 pm
Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
Para
Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë, autori arratiset me telefon në dorë

Hyri me forcë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë, autori arratiset me telefon në dorë

Ministri izraelit e kritikoi, reagon Papa Françesku: Po bombardojnë fëmijë!

Ministri izraelit e kritikoi, reagon Papa Françesku: Po bombardojnë fëmijë!

Reforma në Drejtësi, Rama nga Amerika: Politikanë me profil të lartë po përballen me ligjin

Rama: Mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri
















TE FUNDIT

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor

Irani do t’i paraqesë së shpejti SHBA-së një propozim bërthamor
9 Qershor, 2025

Irani tha se shumë shpejt do të paraqesë një kundërpropozim për një marrëveshje bërthamore me Shtetet e Bashkuara, pasi Teherani...

Lexo më shumë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com