Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Industria e armatimit të bëhet më efikase dhe e pavarur

2024/03/06 at 8:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE: Industria e armatimit të bëhet më efikase dhe e pavarur

Komisioni i BE-së ka synime ambicioze për industrinë evropiane të armatimit. Po sa realiste janë ato?

Zgjerimi masiv i prodhimit evropian të armëve dhe më shumë pavarësi nga SHBA: ky është qëllimi i një strategjie të shumëpritur për mbrojtjen që Komisioni i BE-së prezantoi në Bruksel. “Ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për sigurinë tonë”, tha zëvendëspresidentja e Komisionit Margrethe Vestager – pavarësisht nëse Donald Trump do të bëhet sërish President i SHBA. Trumpi ka kërcënuar se nuk do t’i mbrojë më evropianëtnëse fiton zgjedhjet në nëntor.

Më shumë armë “Made in Europe” dhe pavarësi më të madhe nga prodhuesit ndërkombëtarë të armëve si SHBA dhe Koreja e Jugut janë thelbi i strategjisë së re, të cilën Vestager e prezantoi së bashku me Komisionerin për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton dhe Përfaqësuesin e Punëve të Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

Që prej fillimit të luftës së agresionit të Rusisë në Ukrainë dy vjet më parë, vendet e BE-së i kanë blerë në SHBA 70 për qind të armëve që kanë dërguar në Ukrainë, u tha në Bruksel. “Aftësia e përmirësuar për të vepruar do të na bëjë një aleat më të fortë të NATO-s”, tha Margrethe Vestager duke theksuar se evropianët do të vazhdojnë t’i qëndrojnë besnikë NATO-s.

Më shumë buxhet për mbrojtjen

Projektligji për një Program Evropian të Industrisë së Mbrojtjes (European Defense Industry Programme, EDIP) kërkon që shtet anëtare të planifikojnë shumë më tepër para për armatimin dhe mbrojtjen krahasuar me më parë: deri në vitin 2030 ato duhet të shpenzojnë “të paktën 50 për qind të buxhetit të tyre të prokurimeve për mbrojtjen brenda BE-së. Deri në vitin 2035 kjo shumë duhet të jetë madje 60 për qind.

Përveç kësaj deri në vitin 2030 shtetet e BE-së duhet të blejnë së bashku të paktën 40 për qind të pajisjeve të tyre për mbrojtjen. Në vitin 2007 BE-ja kishte vendosur për këtë një objektiv vullnetar prej 35 përqind, por aktualisht 27 vendet anëtare janë shumë larg kësaj, pavarësisht nga lufta e agresore e Rusisë në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen shtoi në shërbimin online X “shtetet anëtare të BE-së nuk duhet të shpenzojnë domosdoshmërisht më shumë, por duhet të koordinohen “më mirë në nivel evropian” lidhur me shpenzimet e mbrojtjes.

Rezerva nga vendet anëtare

Sipas përfytyrimeve të BE-së i nevojshëm është krijimi i një fondi evropian për mbrojtjen me vlerë 100 miliardë euro. Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner e ka refuzuar vazhdimisht një instrument të tillë të financuar nga borxhet e BE-së. Kurse presidenti francez, Emmanuel Macron dhe vende si Belgjika apo Estonia e mbështesin atë.

Financimi i programit të propozuar tani për industrinë e mbrojtjes do të jetë shumë më modest, edhe për shkak të rezervave nga pala gjermane. Komisioni i BE-së propozon fillimisht që nga buxheti i BE-së të bëhen deri në vitin 2027 subvencione deri në 1.5 miliardë euro, si dhe të hiqet TVSH-ja për prokurimin e përbashkët të armëve. Kjo nuk është e mjaftueshme, tha Vestager, megjithatë, paratë mund të shërbejnë si nxitje për investime nga shtetet anëtare.

Ukraina me status “sikur të ishte shtet anëtar”

Ukraina duhet të përfshihet në planet e armatimit “sikur të ishte shtet anëtar”, tha një zyrtar i BE-së. Si model për këtë do të shërbejë bashkëpunimi për municionet e artilerisë, për të cilat ka prej gati një viti një nismë të përbashkët prokurimi.

Megjithatë planet për municionin dështuan. BE mund të dërgojë në Ukrainë vetëm rreth një të tretën e një milion plumbave të premtuar deri në fund të marsit, siç konfirmoi shefi i politikës së jashtme të BE-së, Borrell. “Ne kishim shpresuar për një pjesëmarrje më të madhe nga vendet anëtare”, tha spanjolli Borrell. /DW

Ju sugjerojmë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
Kronikë

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

8 Qershor, 2025 10:31 pm
Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
Bota

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

8 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
Bota

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

8 Qershor, 2025 9:22 pm
“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
Aktualitet

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

8 Qershor, 2025 8:45 pm
Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës
Aktualitet

Fundjava “mbush” Shëngjinin, kthimi i pushuesve shkakton trafik në rrugët e Lezhës

8 Qershor, 2025 8:25 pm
I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone
Bota

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone

8 Qershor, 2025 7:59 pm
“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit
Aktualitet

“Ec mi xhuxhmaxhuxhe!” Me fyerje e urdhra, kunati bën ‘ligjin’ në shtëpinë e çiftit

8 Qershor, 2025 7:53 pm
“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump
Bota

“Krenarë që jemi një qytet emigrantësh”, kryebashkiakja e Los Angeles sfidon Trump

8 Qershor, 2025 7:31 pm
Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Para
EMRI/ Atentati me armë zjarri në Lezhë, 54-vjeçari u zu në pritë sapo la fëmijët në shkollë

EMRI/ Atentati me armë zjarri në Lezhë, 54-vjeçari u zu në pritë sapo la fëmijët në shkollë

Fier/ Sherr mes dy vëllezërve, vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari me sopatë

Fier/ Sherr mes dy vëllezërve, vëllai i madh e qëlloi me armë, 57-vjeçari me sopatë

Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, dyshohet se autorë ishin katër persona! Ja si paraqitet gjendja e të plagosurit 

Atentati ndaj 54-vjeçarit në Lezhë, dyshohet se autorë ishin katër persona! Ja si paraqitet gjendja e të plagosurit 

TE FUNDIT

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK

Shpërndanin drogë në Mykonos! Në pranga 3 shqiptarë, një prej tyre në hetim nga SPAK
8 Qershor, 2025

Tre shtetas shqiptarë, një prej të cilëve nën hetim nga SPAK, kanë rënë në prangat e policisë greke në një...

Lexo më shumë

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa
8 Qershor, 2025

Qytetarët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor kanë prioritete dhe pikëpamje të ndryshme jetësore, tregon një anketë e Eurobarometrit,...

Lexo më shumë

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA dhe si funksionon?
8 Qershor, 2025

Çfarë është Garda Kombëtare dhe si funksionon? Garda Kombëtare është një forcë ushtarake e veçantë e Shteteve të Bashkuara që...

Lexo më shumë

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…

“Do i vë zjarrin, t’i them burgut hapu!” Lavdia s’mban lotët, tmerrohet kur…
8 Qershor, 2025

Lavdia ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” bashkëshortin, Klitin për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.  Ajo thotë se jetonnë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com