Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

2026/01/27 at 12:23 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arritën një marrëveshje historike tregtare, pas gati dy dekadash negociatash të ndërprera herë pas here. Marrëveshja synon forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy palëve, në një kohë tensionesh tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cilësoi marrëveshjen si marrëveshjen më të madhe nga të gjitha, ndërsa kryeministri indian Narendra Modi e quajti atë “historike”.

“Ia dolëm. Ne realizuam nënën e të gjitha marrëveshjeve. Po krijojmë një treg prej 2 miliardë njerëzish. Kjo është historia e dy gjigantëve: ekonomia e dytë dhe e katërta më e madhe në botë. Dy gjigantë që zgjedhin partneritetin, në një histori të vërtetë fitoreje për të dyja palët.” tha Presidentja e Komisionit Evropian Ursula Von der Leyen, në ceremoninë e fimrosjes në Indi.

Kryeministri i Indisë Modi, tha se një treg i tillë do të krijojë mundësi shumë të mëdha për mirëqenie.

“Një marrëveshje e madhe u nënshkrua mes Bashkimit Evropian dhe Indisë. Njerëz në mbarë botën po e quajnë këtë ‘marrëveshjen më të madhe nga të gjitha’. Kjo marrëveshje do të sjellë mundësi të mëdha për 1.4 miliardë banorët e Indisë dhe për miliona njerëz në Evropë.” u shpreh Modi.

Pakti parashikon tregti të lirë të mallrave mes BE-së me 27 shtete dhe Indisë, duke krijuar një treg prej rreth dy miliardë njerëzish, që përfaqëson afro 25% të ekonomisë globale. Marrëveshja do të ulë ndjeshëm tarifat doganore dhe do të zgjerojë aksesin në treg për të dyja palët.

Sipas Komisionit Evropian, tarifat për shumicën e produkteve industriale, përfshirë makineritë, pajisjet elektrike dhe avionët, do të hiqen gradualisht. Ndërkohë, tarifat për automjetet do të ulen nga deri në 110% në 10%, brenda një kuote të kufizuar.

Marrëveshja pritet të ulë kostot për produktet evropiane që hyjnë në Indi, ndërsa disa sektorë të ndjeshëm bujqësorë janë përjashtuar. Brukseli thekson se pakti do të nxisë investimet dhe do të forcojë zinxhirët e furnizimit.

Nënshkrimi final i marrëveshjes pritet më vonë gjatë këtij viti, pasi ajo të miratohet nga institucionet evropiane. Krahas tregtisë, BE-ja dhe India po avancojnë edhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe klimës.

Ju sugjerojmë

Moti i keq, 34 viktima në SHBA
Bota

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

27 Janar, 2026 1:52 pm
“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
Kryesore

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

27 Janar, 2026 1:50 pm
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
Aktualitet

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

27 Janar, 2026 12:32 pm
Buxheti 2025/  Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë
Politikë

Buxheti 2025/ Malaj: Akti normativ mbështet shtresat më në nevojë

27 Janar, 2026 12:20 pm
Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore
Kryesore

Protesta, Bardhi: Ministrja e Brendshme të japë llogari për dhunën policore

27 Janar, 2026 12:02 pm
“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet
Kryesore

“19 projektligje në një ditë, shtoni seancat”, Boçi: Kuvendi po çmendet

27 Janar, 2026 10:57 am
Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i  hebrenjve, maja morale e historisë
Aktualitet

Përkujtimi i Holokaustit/ Spiropali: Shpëtimi i hebrenjve, maja morale e historisë

27 Janar, 2026 10:55 am
Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit
Aktualitet

Rama merr pjesë në konferencën Ndërkombëtare për Luftën Kundër Antisemitizmit

27 Janar, 2026 10:38 am
Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë
Aktualitet

Tregtarët e Vlorës, sërish në protestë

27 Janar, 2026 9:59 am
Sesioni i ri parlamentar, Begaj mesazh Kuvendit: Uroj të nisë një periudhë e re bashkëpunimi
Aktualitet

Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Përkujtojmë jetët e pafajshme

27 Janar, 2026 9:50 am
Para
Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

TE FUNDIT

Moti i keq, 34 viktima në SHBA

Moti i keq, 34 viktima në SHBA
27 Janar, 2026

Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket sikur janë kthyer në Epokën e Akullnajave ndërkohë që një stuhi vrastare dimri ka...

Lexo më shumë

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament

“Lapanjos, lëri dënglat”, përplasen Balla e Bardhi në Parlament
27 Janar, 2026

Gjatë fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi pati një përplasje verbale...

Lexo më shumë

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës, punonjës dhe qytetarë kundër vendimit
27 Janar, 2026

Vendimi për zhvendosjen e Kadastrës së Vlorës pranë zyrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Kadastrave në Tiranë, është pritur me...

Lexo më shumë

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata
27 Janar, 2026

BE dhe India arritën një marrëveshje historike tregtare, pas gati dy dekadash negociatash të ndërprera herë pas here. Marrëveshja synon forcimin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com