Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE, Ballkani Perëndimor dhe procesi i zgjatur i antarësimit

2024/10/23 at 8:22 AM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BE, Ballkani Perëndimor dhe procesi i zgjatur i antarësimit

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen viziton vendet e Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi është zgjerimi i BE-së dhe mbështetja financiare për rajonin.

Udhëtimi treditor i presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen deri në fundjavë ka në agjendë takimet me presidentët dhe kryeministrat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bosnje-Hercegovinës, Serbisë, Kosovës dheMalit të Zi.

Sipas Komisionit të BE-së ky është një udhëtim gjatë të cilit ashtu si edhe vitetet e kaluara në fokus do të ketë kryesisht procesin e zgjerimit të BE-së si dhe të ashtuquajturin plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor.

Vizita zhvillohet përpara publikimit të progres-raporteve për vendet aspirante për në BE gjatë procesit të zgjerimit. Vlerësimi i përparimeve për reformat e vendeve kandidate do të publikohet javën e ardhëshme, sipas planit aktual të Komisionit të BE-së.

Vizita e kreut të Komisionit të BE-së ofron gjithashtu mundësinë, për të shprehur pritshmëritë dhe mesazhet në nivelin më të lartë politik, thotë për DW Vessela Tcherneva nga European Council on Foreign Relations. Po ashtu për kreun e komisionit von der Leyen është një rast edhe për të dëgjuar, sepse në rajon ka skepticizëm, që procesi i antarësimit po ecën si duhet dhe se oferta e BE-së është vërtetë e besueshme.

Bisedime të stërzgjatura dhe asnjë shenjë për përfundimin e tyre

Gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimoru është premtuar përpara 20 vjetësh antarësimi në BE. Sot këto vende kanë avancuar me ritme të ndryshme. Që nga java e kaluar BE-ja dhe Shqipëria kanë nisur bisedimet për pjesën përmbajtësore të antarësimit. Do të negociohet në vazhdimësi për 35 kapituj, që përcaktojnë sektorët e drejtësisë, në të cilat Shqipëria duhet të përshtasë sistemin e sam e legjislacionin e BE-së.

Mali i Zi dhe Serbia i kanë nisur këto bisedime që prej një dekade. Maqedonia e Veriut ende ëhstë në pritje të hapjes së negociatave, ndërsa për Bosnje Hercegovinën mungojnë disa hapa, që u paraprijnë bisedimeve përmbajtësore. Kosova deri tani konsiderohet vetëm si “kandidate e mundshme për antarësim” – edhe për shkak të konfliktit me Serbinë. Kosova që shpalli pavarësinë nga Serbia më 2008 ende nuk është njohur nga pesë vende të BE-së: Spanja, Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Për aq kohë sa nuk janë normalizuar marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, antarësimi në BE është i pamundur, sepse me procesin e antarësimit duhet të merren rregullisht vendime njëzëri nga të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së.

Plan zhvillimi për Ballkanin Perëndimor

Sidoqoftë BE-ja e mbështet rajonin. I ashtuquajturi plan zhvillimi është një paketë prej gjashtë miliardë eurosh për periudhën 2024 deir më 2027, që përbëhet nga katër miliardë euro kredi dhe dy miliardë euro grante. Qëllimi është, që vendet e Ballkanit Perëndimor të afrohen përpara antarësimit në BE në tregun e brendshëm europian. Komisioni i BE-së premton, që ekonomia e vendeve pritëse fuqizohet dhe ekonomitë e tyre në dekadën e ardhshme mundësisht të dyfishohen. Për të marrë paratë, vendet duhet të paraqesin agjendat e tyre të reformave, që venë në jetë rekomandimet e Komisionit të BE-së.

Milena Mihajlovic, bashkëthemeluese e Thinktank-ut European Policy Centre (CEP) në Beograd, vlerëson në bisedë për DW paktin e zhvillimit si një shembull i parë konkret për nismën e interimit gradual të përpiluar më 2022. Të tjera shembuj, sipas mendimit të saj, do të pasojnë, si p.sh. në sektorin e bashkëpunimit institucional. Nga presidentja e Komisionit Mihajlovic pret, që ajo të insistojë në zgjidhjen e konflikteve rajonale siç është dialogu Beograd-Prishtinë i ndërmjetësua rnga BE-ja. Përparime në këtë drejtim janë një kusht bazë për lëvrimin e parave të BE-së.

Prioritete të reja gjeostrategjike

Pikërisht pas fillimit të luftës sulmuese ruse në Ukrainë në Bruksel konsiderohet e rëndësishme në aspketin gjeostrategjik, që venet e Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE. Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha në shtator gjatë një fjalimi në Bled të Sllovenisë: “Në kohën e rivaliteteve gjeostrategjike një Bashkim Europian më i madh na jep neve një zë më të fuqishëm në botë.”

Megjithatë: Kjo nuk u jep këtyre vendeve “biletën falas të udhëtimit”, thekson ekspertja Tcherneva, edhe sikur shumë udhëheqës në rajon tani mund të kujtojnë, se për shkak të gjendjes gjeopolitike nuk u duhet më të përpiqen shumë. Këtë pritet ta bëjë të qartë gjatë vizitave në rajon von der Leyen.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor tani duhet t ëtregojnë, që mund të bëjnë përparime, thekson analistja Mihajlovic. Dhe ato duhet të përgjigjen ndaj sinjaleve pozitive nga BE: BE-ja nga ana e vet duhet të përpiqet, që të shmangë skepticizmin e këtyre vendeve, se pavarësisht garancive dhe programeve, ajo nuk e ka vërtetë seriozisht me perspketivën e antarësimit./DW

Ju sugjerojmë

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
Kryesore

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

12 Maj, 2025 12:07 am
Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
Politikë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

11 Maj, 2025 11:55 pm
Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
-U tha në Opinion

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

11 Maj, 2025 11:47 pm
Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
Kryesore

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

11 Maj, 2025 11:45 pm
Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!
-U tha në Opinion

Vazhdon përplasja në distancë mes Këlliçit e Braçes:Ai që trash zërin,qante te zyra!

11 Maj, 2025 11:28 pm
Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!
-U tha në Opinion

Spiropali kritikon KQZ-në, deklaron: Vora është dallëndyshja e parë e fitores!

11 Maj, 2025 11:09 pm
Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!
Politikë

Incidenti te “Petro Nini”, Braçe i ashpër: Banda e Belind Këllëçit goditi një grua!

11 Maj, 2025 10:47 pm
“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!
-U tha në Opinion

“Mos fol pallavra”, agravon debati mes Këlliçit e Haxhiut: Do vij me faturat!

11 Maj, 2025 10:36 pm
Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…
-U tha në Opinion

Belind Këlliçi nga komisariati numër 2: Kam bërë kallëzim për Erion Braçen…

11 Maj, 2025 10:33 pm
Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit
Politikë

Publikohet rezultati i tre kutive të votimit në bashkinë e Pustecit

11 Maj, 2025 10:26 pm
Para
Drama e dyfishtë/ Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit

Drama e dyfishtë/ Shqipëria ka pak njerëz të shkolluar dhe emigrim të lartë të trurit

Ilir Meta sot në gjykatë, ish-presidenti do të njihet me masën e sigurisë

Ilir Meta sot në gjykatë, ish-presidenti do të njihet me masën e sigurisë

Izraeli thotë se ka vrarë edhe zyrtarin që pritej të bëhej udhëheqës i Hezbollahut

Izraeli thotë se ka vrarë edhe zyrtarin që pritej të bëhej udhëheqës i Hezbollahut

TE FUNDIT

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën

Votat e Greqisë ‘mollë sherri’ në Parkun Olimpik, Noka “përplaset” me Ballën
12 Maj, 2025

Vota e diasporës është “molla e sherrit” mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur...

Lexo më shumë

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS

Ku ndodhet Edi Rama? Gazetarja raporton nga selia e PS
11 Maj, 2025

Që prej përfundimit të votimit gati e deri më tani, kryesocialisti Edi Rama nuk ka lëvizur nga selia e Partisë...

Lexo më shumë

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve

Celibashi zbulon kur pritet të dalë rezultati përfundimtar i zgjedhjeve
11 Maj, 2025

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, zbuloi në emisionin “Opinion” në Tv Klan, arsyen përse nuk është publikuar rezultati i votimit...

Lexo më shumë

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme

Përplasja në zyrën e Braçes, reagon policia:Nuk u gjetën materiale të kundraligjshme
11 Maj, 2025

Policia e Tiranës ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur pasditen e sotme në ambientet e një zyre të Partisë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com