Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BE: Armë për Ukrainën, paguar me interesat e pasurive ruse

2024/03/22 at 10:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
BE: Armë për Ukrainën, paguar me interesat e pasurive ruse

Të premten në samitin e BE në Bruksel qëndron një projekt tjetër në fokus: si të forcojë mbrojtjen Europa para konfliktit në Ukrainë. Në një pikë janë të një mendimi krerët e shteteve e qeverive të BE. Armatosja me efekt kërcënues ndaj sulmeve potenciale do të kushtojë shumë para. Se nga vijnë mjetet këtu qëndrimet ndahen. Ideja e Spanjës dhe Francës që të merren borxhe të përbashkëta si në kohën e Coronës, shihet me dyshim nga Gjermania. Por prioritet kanë ndihmat e furnizimet me armë për Ukrainën. Këtu u arrit ujdia që të përdoren fitime nga interesat e aseteve të ngrira ruse për ndihma dhe furnizimin me armë të Ukrainës. “Para së gjithash tani do të mundësojmë shpejt që të marrim fitimet nga asetet e ngrira ruse në BE. Dhe me një pjesë të parave do të ndihmojmë Ukrainën, edhe me mjete ushtarake.”


Samiti i BE i drejtoi të enjten apel të qartë Izraelit. Ai kërkohet që të ndalë menjëherë luftimet në Rripin e Gazës për të mundësuar arritjen e ndihmave humanitare. Më parë në samit pati një shkëmbim mendimesh me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Afrim më i madh BE Ukrainë

Para një viti shtetet e BE i premtuan Ukrainës se do ta furnizojnë me 1 milionë municione për ushtrinë në luftën mbrojtëse kundër Rusisë. Deri tani BE nuk e ka realizuar dot këtë premtim. Në Bruksel u morën një sërë masash të tjera financiare dhe politike. Në samitin e BE u arrit ujdia të enjten për financimin e furnizimit me armë të Ukrainës.

Bashkimi EvropiandheUkrainaafrohen më shumë në samit.

50 miliardë për buxhetin ukrainas

Për herë të parë u zhvillua edhe takimi i Këshillit të Asociiimit Ukrainë-BE, pas dhjetorit kur BE zyrtarisht bëri të ditur fillimin e negociatave të anëtarësimit. Në këtë instancë përgatiten hapa të tjerë deri në pranimin e negociatave të anëtarësimit. Kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal paraqiti një plan reformash dhe për rindërtimin e Ukrainës. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen bëri të ditur, se të mërkurën u lirua kësti i parë prej 4,5 miliardë eurosh nga 50 miliardë euro të instrumentit të ri të financimit të BE për vendin kandidat, Ukrainën. Deri në fund të vitit 2027 do të financohet kështu buxheti i Ukrainës. “Kjo është vendimtare për Ukrainën”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen. “Jemi mirënjohës për këtë mbështetje”, u shpreh kryeministri ukrainas, Shmyhal. Mekanizimi i financimit me 50 miliardë euro për Ukrainën është çelës për stabilitet. “BE është tani në një gjendje alarmi, sepse edhe interesat e saj vitale janë në lojë”, tha Shmyhal.

Megjithatë BE ende nuk ra dakord, se kur do të fillojnë formalisht bisedimet e anëtarësimit me një konferencë qeveritare të 27 vendeve anëtare plus Ukrainën. Për këtë nevojitet vendimi unanim. Hungaria e ka shtyrë vazhdimisht procesin e anëtarësimit të Ukrainës.

Me interesat bankare ruse financohen armët për Ukrainën

Pas një vendimi parimor në shkurt nga krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, Komisioni i BE-së prezantoi edhe planin se si përfitimet nga interesat e aseteve të ngrira ruse në BE duhet të vihen në dispozicion të Ukrainës.

Bëhet fjalë për përfitimet e Rusisë nga interesi prej rreth tre miliardë euro në vit, të cilat krijohen nga aktivet e bankës shtetërore ruse në ofruesin belg të shërbimit financiar Euroclear. Asetet e bankës shtetërore ruse që arrinin pothuajse 200 miliardë euro janë ngrirë atje nga sanksionet e BE-së dhe nuk mund të tërhiqen apo transferohen më nga Banka Qendrore e Rusisë.

Bashkimi Evropian refuzon një konfiskim të plotë të këtyre fondeve, siç kërkohet nga Ukraina, për shkak të problemeve të mundshme ligjore dhe dëmtimit të besimit të investitorëve ndërkombëtarë në zonën e euros. Pas diskutimeve të gjata, shtetet e BE-së ranë dakord të konfiskojnë të paktën fitimet nga investimet ruse.

Që tani e tutje, këto do të paguhen në një buxhet të posaçëm, të ashtuquajturin “Facilimenti Evropian i Paqes”. Shtetet anëtare të BE-së e përdorin këtë fond për të financuar dërgesat e armëve në Ukrainë. Deri më tani, fondi përmban pesë miliardë euro nga kontributet e shteteve të BE-së.

Duhet të merren parasysh shqetësimet nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) se përdorimi i fondeve ruse nga Euroclear mund të çojë në vështirësi financiare për kompaninë private belge dhe në fund të fundit në një krizë të madhe financiare. Kjo i lejon Euroclear të mbajë një pjesë të të ardhurave nga asetet ruse si garanci për të financuar pretendimet nga investitorët e tjerë dhe procedurat e mundshme ligjore.

BQE ka frikë se bankat kineze ose investitorë të tjerë të mëdhenj mund të tërheqin aktivet e tyre nga Euroclear dhe, në rastin më të keq, kompania do të duhej të shpëtohej nga shteti belg. Kjo nga ana tjetër mund të çojë në një krizë financiare në zonën e euros.

Përveç kësaj, Rusia si kundërpërgjigje mund të konfiskojë asetet nga Euroclear. Rreth 33 miliardë euro nga ofruesit e shërbimeve financiare belge thuhet se kanë mbetur në Moskë. Me nxitjen e BQE-së, BE-ja dëshiron vetëm të tregtojë së bashku me vendet e tjera të industrializuara perëndimore në G7, sepse banka shtetërore ruse ka asete edhe në SHBA, Japoni dhe Britani të Madhe, megjithëse në një masë më të vogël.

Moska flet për “vjedhje”

Gjermania hoqi dorë nga rezistenca e saj ndaj këtij modeli. Belgjika ka njoftuar se do të transferojë në Ukrainë tatimin mbi kapitalin prej 25 për qind mbi fitimet ruse. BE-ja po hap terren me përdorimin e mundshëm të parave ruse për të financuar shitjet e armëve në Ukrainë.

Deri tani, konfiskimi i aseteve të huaja të bankave shtetërore ka ndodhur vetëm pas përfundimit të luftërave, për shembull pas Luftës së Parë të Gjirit të Irakut kundër Kuvajtit në 1991 ose pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Reagimi nga Moska nuk vonoi. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se po shkatërrohet reputacioni i Perëndimit si një vend i sigurt për investime. “Dëmi është i pakundërshtueshëm. Njerëzit dhe shtetet që marrin vendime të tilla sigurisht që do të jenë objekt i ndjekjes penale për shumë dekada,” tha Peskov. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse foli për “banditizëm dhe vjedhje”.

Tarifat për produktet bujqësore nga Ukraina

Të mërkurën (20.03) vendet anëtare të BE-së ranë dakord të zgjasin importet pa taksa të mallrave nga Ukraina edhe për një vit. Megjithatë, për shkak të presionit të fermerëve protestues, disa produkte bujqësore, si mjalti, vezët, shpendët, sheqeri, misri dhe tërshëra, duhet të përjashtohen. Tarifat e importit në BE mund të paguhen sërish për këto produkte nga qershori nëse importet tejkalojnë sasi të caktuara.

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal ishte i kënaqur me vendimet, sepse Ukraina nuk do të arrinte gjithsesi kufijtë e sipërm të vendosur për produktet kritike. Kufiri i sipërm bazohet në vlerat mesatare për vitet 2022 dhe 2023. Mbetet për t’u parë nëse fermerët polakë që po bllokojnë kalimet kufitare për shkak të konkurrencës së lirë nga Ukraina mund të qetësohen./VOA



Ju sugjerojmë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
Kryesore

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

17 Maj, 2025 3:22 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

17 Maj, 2025 3:11 pm
Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

17 Maj, 2025 3:02 pm
Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
Aktualitet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

17 Maj, 2025 2:39 pm
Ndihmonte emigrantë të kalonin ilegalisht Shqipërinë, pranga 18 vjeçarit sirian
Aktualitet

“Jam mik i fëmijëve të tu”/Mashtronte qytetarët dhe u merrte para,pranga 64-vjeçarit

17 Maj, 2025 2:17 pm
Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”
Kryesore

Eurovision 2025: “E dëgjove Shqipërinë? Çfarë klasi kanë?”

17 Maj, 2025 2:05 pm
‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë
Aktualitet

‘Jam entuziaste’/ Linda Rama: Shqiptarët i besuan Edit një mandat shumë të fortë

17 Maj, 2025 1:51 pm
“Vërshuan nga ajri, toka e deti për të votuar”/Berisha:Mirënjohje mijëra shqiptarëve
Aktualitet

“Beteja e hapur në të gjitha frontet”/ Berisha: Rama nuk do ta gëzojë këtë mandat!

17 Maj, 2025 1:41 pm
Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe
Aktualitet

Samir Mane, i vetmi sipërmarrës nga rajoni në samitin global FII PRIORITY Europe

17 Maj, 2025 1:16 pm
“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun
Aktualitet

“Mangësia” e vetme e samitit/ Batuta e Ramës: Starmer na solli shiun

17 Maj, 2025 1:16 pm
Para
Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba Mondit: Mundni egon dhe mbillni paqen

Festa e Sulltan Novruzit, urimi i Baba Mondit: Mundni egon dhe mbillni paqen

Trafik kokaine, përplasje e policëve me makinë dhe të shtëna me armë/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Tiranë

Trafik kokaine, përplasje e policëve me makinë dhe të shtëna me armë/ Zbardhen detaje nga ngjarja në Tiranë

Dibër/ Tentoi të kryejë vrasje, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim

Dibër/ Tentoi të kryejë vrasje, arrestohet 30-vjeçari i shpallur në kërkim
















TE FUNDIT

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë

Bobby Solo dhe Marco Zappa, super koncert më 3 qershor në Tiranë
17 Maj, 2025

Dy nga emrat më të njohur të muzikës italiane, Bobby Solo dhe Marco Zappa, do të performojnë për herë të...

Lexo më shumë

Trump: Jam lodhur me bisedimet për Ukrainën

“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
17 Maj, 2025

Pas turit 4-ditor në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Donald Trump në një intervistë për Fox News shprehu besim për...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit

Zgjedhjet e 11 majit/ Celibashi: 55 519 vota të pavlefshme brenda vendit
17 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga Greqia për qarkun e Tiranës, pa prodhuar ndonjë ndryshim rezultati për kandidatët....

Lexo më shumë

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet

Macron e Zonja e Parë e Francës, në mbrëmjen e veçantë/Spiropali ndan pamjet
17 Maj, 2025

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga darka e mbajtur dje në Pallatin e Brigadave,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com