Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC: Politikanë e gjyqtarë të korruptuar s’lënë Shqipërinë të bëjë përpara

2016/05/06 at 10:06 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ngjela thirrje Veliajt: Shkuli pemët në qendër të Tiranës

­ Ministër i kabinetit, njëkohësisht një nga mbështetësit e daljes se Britanisë nga BE-­ja, Michael Gove ka sugjeruar se Britania mund të ketë sukses jashtë BE-­së duke u bashkuar me vendet e Ballkanit si Shqipëria në një zonë të tregtisë së lirë evropiane.


Megjithatë, Shqipëria është e prirë për të udhëtuar në drejtim e kundërt. Në një përpjekje për të hedhur pas të kaluarën e saj të errët, Shqipëria ka aplikuar për t’iu bashkuar Unionit, por rrugëtimi do të jetë i gjatë deri në anëtarësim, shkruan BBC.

“Përpara këtu kishte njerëz me kallashnikovë qe te bllokonin rrugën”, ­thotë gazetari shqiptar Aleksandër Furrxhi. “Njerëzit e dinin se nuk mund të hynin ne këtë pjese”.

Furrxhi e ka fjalën për zonën e njohur thjesht si blloku – për 40 vjet, një qytet i ndaluar, i banuar vetëm nga diktatori Enver Hoxha, familja e tij dhe anëtarët e tjerë të elitës në pushtetin komunist.

Shqipëria ishte një nga regjimet më të liga që dolën nga kaosi i Luftës së Dytë Botërore. Sipas Hoxhës, ky vend i vogël në Ballkanin Perëndimor u izolua pothuajse tërësisht nga bota e jashtme. Shqipëria është përshkruar shpesh si Koreja e Veriut e Europës.

Gjatë 45 viteve të tiranisë, më shumë se 3.5 milionë shqiptarë janë mbajtur të burgosur virtuale. Më shumë se 34.000 të burgosur politikë u burgosën, ndërsa rreth 60.000 të tjerë u dergjen për dekada të tëra në kampet e punës apo vdiqën atje. Tortura ishte e përhapur, dhe 5,400 të burgosur politikë u ekzekutuan, shpesh pas gjyqeve të montuara.

Që nga rënia e regjimit në vitin 1991 dhe ardhja e demokracisë, Shqipëria ka luftuar për të tejkaluar te shkuarën. Por politikanët e korruptuar dhe madje edhe gjykatësit kanë penguar rrugën e integrimit me pjesën tjetër të Evropës.

Edhe një numër ish­komunistësh kanë arritur të mbijetojnë në pushtet. Shqipëria e sheh anëtarësimin në Bashkimin Evropian, si shenjë më të fuqishme dhe simbol se dekada e saj e izolimit po merr fund.

Sondazhet e fundit nga vetë BE-­së sugjerojnë më shumë se 90% e shqiptarëve duan në – por ajo ende duhet te kapërcejë fantazmat e së kaluarës, për të arritur ëndrrën e saj të anëtarësimit në BE. Përkrahësit më të zjarrtë të hyrjes në BE janë biznesmenët dhe fermerët, për shkak se ata aktualisht vuajnë një çekuilibër të madh tregtar. Dy të tretat e importeve vijnë nga BE, por Shqipëria nuk mund të eksportojë direkt në BE.

“Nëse do të mund ta bënim këtë, do të kishte një ndikim të madh në Shqipëri – veçanërisht për prodhimet tona bujqësore”, thotë Nikolin Jaka, i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Sugjerimet e Zotit Gove se Shqipëria përfiton nga të qenit jashtë BE­-së e ka habitur elitën politike të Shqipërisë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, që shikohet gjerësisht si kryeministër i ardhshëm, thotë se të qënit në një geto nuk ka asnjë avantazh dhe se Ballkani Perëndimor është një geto e rrethuar nga Bashkimi Evropian.

Ambasadorja e BE-­së në Shqipëri, Romana Vlahutin, thotë se mundesia e anëtarësimit në BE është një nxitje për të luftuar korrupsionin politik dhe gjyqësor që mbetet një pengesë për të ardhmen e Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Luftëtari i kthyer nga Siria/Familja: I kanë bërë injeksion na ka harruar

Luftëtari i kthyer nga Siria/Familja: I kanë bërë injeksion na ka harruar

Video/ Shikoni se si thyen rekordin Guinness ky “hoverboard”

Video/ Shikoni se si thyen rekordin Guinness ky "hoverboard"

Rita i bën “diss” Beyonces:”Unë meritoj më mirë se ti”

Foto/ Shikoni ku rri Rita Ora kur shkon në Prishtinë

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com