Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

BBC jehonë për biografinë e Hoxhës: Frikë dhe uri në Shqipëri

2016/03/17 at 6:47 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
BBC jehonë për biografinë e Hoxhës: Frikë dhe uri në Shqipëri

Rrjeti prestigjioz BBC, i ka kushtuar një hapësirë të veçantë përkthimit në gjuhën angleze të librit biografik të diktatorit Enver Hoxha, shkruar nga Blendi Fevziu. Në një intervistë për radion BBC World, redaktori i librit Robert Elsie, shpjegon të vërtetat historike që sjell ky botim.

***

Një biografi e diktatorit të fundit shqiptar është publikuar në gjuhën angleze. Në librin “Grushti i hekurt i Shqipërisë”, gazetari Blendi Fevziu bashkon copëzat e jetës së drejtuesit tiran, duke përdorur dokumente të panjohura dhe intervista. Robert Elsie, specialist në studimet shqiptare është redaktori i librit. Dan Damon e pyeti atë për një nga ngjarjet e prekura në libër: një kërkesë e Nënë Terezës për të vizituar vendin.

Dan Damon: Regjimi shqiptar nisi një fushatë kundër besimit fetar në vitin 1970 dhe ishte shumë ekstrem, veçanërisht në kishën katolike. Regjimi trembej nga kontaktet me perëndimorët, priftërinj u arrestuan dhe burgosën. Nënë Tereza ishte me origjinë shqiptare, ajo kishte lindur në Shkup, në Maqedoni dhe kishte të afërm në Shqipëri. Asaj iu ndaluan kontaktet me ta nga regjimi, para se e ëma të vdiste. Përse?
Robert Elsie: Jo për ndonjë arsye të qartë.

Dan Damon: Jo për ndonjë arsye të qartë, me sa duket thjesht ishte e padëshirueshme. Ajo e vizitoi Shqipërinë më pas dhe takoi Nexhmije Hoxhën, gruan e Enver Hoxhës. Dhe e fali Hoxhën, a vendosi lule në varrin e tij?

Robert Elsie: Nuk e di, ndoshta.

Dan Damon: Sepse falja ishte një mëkat për doktrinën. Por Robert, cili ishte qëndrimi i tij në të vërtetë, sepse në libër tregohet se ai veproi në mënyrë shumë brutale dhe të ashpër, por Hoxha ishte një njeri i sofistikuar dhe lexonte libra religjozë…

Robert Elsie: Po është shumë interesante, Enver Hoxha studioi në Francë para  Luftës së Dytë Botërore. Frëngjishtja ishte gjuha e tij e dytë, i pëlqente të lexonte letërsi franceze dhe kishte shumë libra. Ai e kishte këtë kulturë franceze për ta kuptuar perëndimin dhe ishte kaq hakmarrës.

Dan Damon: Ajo çfarë libri i Fevziut që ju keni redaktuar tregon, është paranoja e vazhdueshne ndaj njerëzve rreth tij. Tregohet rasti i mikut të ngushtë Mehmet Shehu, të cilin e çoi në vetvrasje…

Robert Elsie: Po ajo është pjesa më spektakulore. Ai vrau të gjithë shokët e tij të lëvizjes së Luftës së Dytë Botërore, por më spektakolarja ishte vrasja e Mehmet Shehut , që ishte numri 2 i regjimit. Preteksti për dështimin e tij, ishte fejesa e të birit në një familje, që nuk kishte biografi të mirë. Hoxha e përdori këtë si një mënyrë për ta rrëzuar Mehmet Shehun.

Dan Damon: Ka kaq shumë histori të frikshme të shumë njerëzve të ekzekutuar për asgjë, sepse ashtu funksiononin gjërat në atë regjim. Por tek e fundit, të gjithë njerëzit që zhvilluan Shqipërinë në komunizëm u dërguan nëpër kampe ose u ekzekutuan. Si arriti të ruante fuqinë ai regjim, t’i mbante njerëzit të trembur për vdekje? Si ndodhi kjo?

Robert Elsie: Enver Hoxha kishte krijuar një aparat të quajtur sigurimi, njerëzit spiunonin njëri –tjetrin dhe i trembeshin regjimit. Ata nuk flisnin për këtë, por ata diheshin, kontrollonin gjithçka. Në atë kohë toleranca e disidentëve ekzistonte në vendet e tjera, në Shqipëri nuk kishte fare disidentë.

Dam Damon: Është e lehtë të bësh krahasime, ekonomia ishte e dobët, Kur Hoxha vdiq, njerëzit jetonin me pak bukë dhe ata më fatlumët me pak vaj ulliri.

Robert Elsie: Po, ishte e tmerrshme. Një nga gabimet më të mëdha të atyre viteve ishte kolektivizimi i kafshëve, pata, dele, lopë…

Dam Damon: E madje edhe pulat nuk u lejuan.

Robert Elsie: Ata nuk kishin asnjë pulë dhe asgjë tjetër. Kur unë isha atje, kujtoj se në dyqane nuk kishte asgjë veç qepëve. Dhe kjo ishte vërtetë e trishtë.

Dan Damon: Cili është mësimi që mund të mësojmë nga ky libër dhe historia e komunizimit?

Robert Elsie: Është historia një e një pushteti absolut, të kurruptuar. Nuk ka asnjë regjim të ngjashëm sot në botë. Nuk di si ndodhi, si diktatori u ngrit, këtë nuk e kuptoj, por  ajo që ndodhi në Shqipëri është një nga shembujt më të këqinj të historisë.

http://www.bbc.co.uk/programmes/p03n0mqz

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Shantazh me video seksuale, arrestohet Karim Benzema

Franca zbardh listën, vendoset fati i Benzemasë

Foto/ Messi ndryshon profesion, ja biznesi i ri që do hapë

Foto/ Messi ndryshon profesion, ja biznesi i ri që do hapë

Vrasja në Bllok u filmua. Dyshime për trafikun e drogës dhe krushqit

Video/ Zbardhet dinamika, ja si u ekzekutua Ajet Zeqaj

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com