Banka Botërore, sot, ka publikuar raportin e përvitshëm, ku ka një analizë edhe për Shqipërinë dhe vendet e rajonit për vitin që kaloi.
Sipas Bankës Botërore, ekonomia e Shqipërisë vuan nga defiçiti tregtar (që do të thotë se më shumë importon se sa eksporton mallra).
Gjithashtu, Shqipëria- sipas BB-rrezikohet nga borxhi i lartë publik.
Krahas me vendin tonë janë përmendur edhe Gjeorgjia dhe Kirgistani për nivelin e lartë të defiçitit tregtar.
Ndërsa për rrezikshmërinë e borxhit publik, Banka Botërore na rëndit në rrezikshmërinë që ka Ukraina, Bjellorusia dhe Mali i Zi
Raporti i lëshuar nga Banka Botërore titullohet “The Global Economic Prospect 2017”.