Ish-kandidatja e Partisë Socialiste për bashkinë e Shkodrës Keti Bazhdari ka shakktuar debat me një koment të sajin në FB, ndaj një eprsoni me emrin Artan.
Bazhdari thotë se sipas saj Krishti është i majtë dhe se ka hedhur bazat e ideologjisë së majtë.
Por ka ka mjaftuar që të shpërthejë ironia në rrjet.
“Ka te drejte Keti Bazhdari, Jezusi ishte i majte. Jezusin e rilindur e pa e para Maria Magdalene. Edhe Rilindjen ku*vat po e shohin”, shkruan e revoltuar faqja në FB “Lolita”.
Ndërkohë sociologu Ergys Mertiri shkruan: “Keti Bazhdari thote se Krishti paska qene i majte dhe ka hedhur bazat e mendimit boteror te majte. Si rilindas i vertete, fjalet e fundit qe mendohet se ka thene para ekzekutimit ne kryq ishin: Me jepni nje kreher!”.
Por ja cili ka qenë komenti i plotë i Bazhdarit:
“Zoti apo shoku Artan! Krishti ka pas 2 veçori që e kanë ba të njohur në tanë botën, predikonte faljen dhe ishte i majtë (ka hedh bazat e mendimit të majtë botëror)”. Unë po të kisha kë me falë do e falja menjëherë., besoj edhe im atë ka ba dhe ban kështu përderisa më ka rritë me të njëjtën filozofi. Sa për të majtën, pa e ngatërru me diktaturën që s’më lidh asgja, e kam pjesë të natyrës teme, ty e respektu maksimalisht mendimin konservator të djathtë. E di që ban reaksion tek disa që s’don me pranu diversitetin e qasjes të secilit, por kjo për mu pak e aspak ka vlerë. Ai që s’respektion lirinë e mendimit dhe shprehjes së tjetrit, s’është as ma pak, as ma shumë se një ekstremist, që në satin e parë që do i binte diçka në dorë do sillej më keq se Enveri”./Mapo