Karl-Heinz Rummenigge e ka konfirmuar se Bayern Munich do të blej kartonin e Kingsley Coman
Anësori francez Kingsley Coman është i huazuar në Bayern Munich deri në verën e këtij viti, me të drejtë blerje për 20 milionë euro.
Këtë opsion do ta shfrytëzoi skuadra gjermane, e cila lajmin e konfirmon përmes Karl-Heinz Rummenigge.
“Deri në prill do e kryejmë blerjen e Coman. Jemi të bindur nga ai dhe mund t’ju them që tendenca është për përdorimin e opsionit”, tha Rummenigge.