Dje në Komisionin e Ligjeve ka pasur edhe përplasje batutash midis kryetarit të Komisionit dhe përfaqësuesve të institucioneve të pavarura shtetërore. Një ndër to ka qenë edhe jo midis kryetarit Fatmir Xhafaj dhe Avokatit të Popullit Igli Totozani. Gjatë seancës së diskutimit të buxhetit Totozani kërkoi fonde për të blerë dy makina të reja për institucionin ndërsa Xhafa ja ka kthyer: “Po ju nuk keni komisionerë, si kërkoni makina të reja”.
Ndërkohë që Xhafaj ka pasur përplasje edhe me përfaqësues të Ministrisë së Financave të cilëve u ka kërkuar që të verfikojnë shpenzimet nga institucionet e pavarura.
“A është ndonjë zë më vete se sa herë fluturojnë jashtë shtetit këta ta institucioneve të pavarura? Se sa herë që i marr në telefon më thonë jam jashtë shtetit. Këta ngelën në avion…”