Pasi kanë lënë ambientet e Kuvendit, kryeministri Edi Rama dhe deputeti socialistë Pandeli Majko janë zhvendosur tek Piramida, ku është duke u zhvilluar samiti i studentëve. Mes Ramës dhe Majkos kanë plasur një sërë batutash pasi Rama kishte harruar të uronte për ditëlindje Majkon.
Ja biseda:
Rama: Me falënderimin që më ndihmoi për të ardhur këtu, dua të them edhe një sekret të vogël; Po të shikoni telefonin do të kuptoni se sa forcë ka Pandi. Më ka marrë me zor të vij këtu. Fjalia e fundit ishte vendos vet, por unë të urdhëroj të vish tani këtu.
Majko: Ne të dy njihemi prej kohësh dhe duke qenë se dolëm jashtë protokollit. Para dy ditësh kisha ditëlindjen. Nuk është sukses i madh…
Rama: 59
Majko: I vetmi që nuk më uroi ishte ky…
Rama: Nuk e urova me SMS, por jam i vetmi që i çova dhuratë.
Majko: Një shishë verë
Rama: Çfarë doje tjetër…? Ti hashashin nuk e do
Majko: Mos ta hapim atë temën e hashashit se kushedi ku dalim.