Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Batutat e Ramës në Dibër, ja çfarë tha për Shukri Xhelilin

2016/08/24 at 12:00 AM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto-lajm/ Ja me kë del tani Rama për darkë

Kryeministri Rama ishte ditën e sotme në Dibër, ku zyrtarizoi kandidatin e majtë për Bashkinë e qytetit, Muharrem Ramën.


Rama hodhi kunja për kandidatin e djathtë, Sherefedin Shehun në nisje të fjalimit të tij. Ai tha se Shehu është burrë i mirë, por po del në pension.

“Ju ftoj edhe ju demokratët që të zgjidhni Muharrem Ramën. Edhe ai tjetri është burrë i mirë, por është lodhur dhe është në prag pensioni. Dibra nuk është vendi i duhur për të dalë në pension”, tha Rama.

Sa i përket Rrugës së Arbrit, e cila është një temë mjaft e nxehtë ndër dibranët, Rama përsëriti se nuk do të largohej nga posti i kryeministrit pa e bërë Rrugën e Arbrit, raporton panorama. 

Ai u justifikua duke thënë se qeveria nuk ka pasur fonde dhe se këto vite ka negociuar me qeverinë kineze për këtë investim.

Gjithashtu Rama u tha dibranëve se kryebashkiaku që ata kanë patur u mor vetëm me punët e tij dhe s’donte t’ia dinte për Dibrën.

“Kishit një kryetar që nuk donte t’ia dinte për Dibrën. Dinte vetëm punët e veta”, tha ai.

BATUTAT

Kryeministri Rama nuk i ka kursyer batuat e tij në vizitën ën Dibër, me rastin e prezantimit të Muharrem Ramës, si kandidati i majtë për Bashkinë e Dibrës.

Ai që në fillim përmendi një simpatizant që e kishte përshëndetur me dy gishta, duke thënë me shaka se edhe demokratët po mbështesin “Ramën e duhur për Dibrën”.

“Kur hyra, u ndjeva shumë i emocionuar nga mikpritja juaj e jashtëzakonshme, e cila është në të njëjtën kohë, një detyrim më i madh për ju, sepse unë e di shumë mirë që ajo që ne kemi mundur të bëjmë është shumë pak, në krahasim me atë që ju keni nevojë. Por më bëri përshtypje dikush atje, që më përshëndeti me dy gishta dhe thashë shumë faleminderit, sepse këtu nuk është vetëm Partia Socialiste, Lëvizja Socialiste për Integrim, PDIU-ja, por janë edhe demokratët, e ardhur për të mbështetur Ramën e duhur për Dibrën”, tha Rama.

Më tej ai ironizoi kandidatin tjetër, Sherefedin Shehun, të cilin e cilësoi si një burrë të mirë, por që është lodhur dhe i ka ardhur koha të dalë në pension.

“Kështu që i ftoj edhe nga këtu, të gjithë ata simpatizantë të Partisë Demokratike, mbështetës dhe votues të Partisë Demokratike, që mes një burri të mirë, por të  lodhur, që është momenti të dalë në pension dhe një kandidati që është këtu në mesin tuaj, të gjithë sëbashku të zgjidhni Muharrem Ramën. Dibra nuk është vendi i duhur për t’u kthyer, për të dalë në pension”, tha ai.

Rama i përgjigjet Luan Ramës për Rrugën e Arbrit…

Përsa i takon rrugës së Arbrit, Rama tjetër tha një fjalë shumë të vërtetë, që në 20 e ca vjet, të gjithë e kemi premtuar dhe nuk e kemi bërë. Unë e kam premtuar, por akoma nuk mund të thoni që nuk e kam bërë. Sigurisht, unë kam barrën që të bëj gjërat që dëshirojnë të gjithë partnerët e koalicionit, – kjo është detyra ime dhe unë nuk ankohem për këtë detyrë, sepse e kam marrë me dëshirë dhe vullnet të madh, – por unë po ju them këtu, që unë nuk do të largohem nga zyra e Kryeministrit, pa bërë Rrugën e Arbrit.

Në fakt, kjo që thashë nuk është një dëshirë apo një premtim, si ai që bëra, kur erdha këtu në vitin 2013, bashkë me miqtë e mi për fushatën zgjedhore, për rrugën e Arbrit.

Kjo që thashë lidhet me atë që kemi bërë ne deri tani për rrugën e Arbrit. Nuk kemi ndenjur duarkryq. Kemi negociuar për pothuajse 3 vite rresht me qeverinë kineze, një kontratë të arsyeshme. Një kontratë të arsyeshme, në mënyrë që rruga të bëhet realitet, çka nuk ishte e mundur në fillim të punës sonë. Sepse në vend që të bënim rrugën e Arbrit, në vend që të bënim dhe shumë rrugë të tjera, ne duhet të merreshim me malin e borxheve që na kishin vënë në mes të rrugës sonë të saponisur dhe me rrugët e lëna rrugëve nga ata, të cilët e kanë stërpremtuar rrugën e Arbrit dhe faktikisht nuk e bënë.

Për dibranët…

Unë për shkak të detyrës e njoh prej shumë vitesh edhe Dibrën, edhe dibranët. E di shumë mirë që është shumë vështirë t’i bësh të gjithë shqiptarët bashkë në një mendje, kur vjen puna për të gjykuar një njeri. Është edhe më e vështirë t’i bësh të gjithë dibranët bashkë në një mendje, kur vjen punë për të mbështetur një njeri. E unë nuk kam parë kurrë më parë bashkë, kaq të unifikuar mendimin e dibranëve për një kandidat, saç e shoh sot për Muharremin.

E sigurisht që kjo është në radhë të parë, merita e tij. Është nderi ynë, i të gjithëve ne që dolëm dhe folëm këtu, që sot t’i japim mbështetjen një mikut tonë, një mikut tuaj, një njeriu që e ka ndërtuar jetën, familjen, karrierën këtu në Dibër dhe nuk i ka thënë kurrë “plaç” njeriu, por ka bërë çmos që t’i qëndrojë pranë çdokujt këtu.

 

Etiketa: batutatDiberrama


Ju sugjerojmë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
Politikë

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

7 Tetor, 2025 11:18 pm
Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
-U tha në Opinion

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:27 pm
Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
-U tha në Opinion

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

7 Tetor, 2025 10:23 pm
Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
Bota

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

7 Tetor, 2025 10:02 pm
Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola
Sport

Sylvinho fton për herë të parë mesfushorin që po dhuron spektakël me 15 gola

7 Tetor, 2025 8:32 pm
9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet
Kryesore

9 nëntori/ Opozita i “bllokoi” në KQZ, PS ankimon në Kolegjin Zgjedhor aktet

7 Tetor, 2025 8:32 pm
Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet
Sport

Ndeshja me Serbinë, kuqezinjtë nisin përgatitjet

7 Tetor, 2025 7:56 pm
Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi
Bota

Shkatërrimi në Gaza ka qenë sistematik, 82% e territorit është bërë zonë luftimi

7 Tetor, 2025 7:22 pm
PS dërgon kërkesën në KQZ për t’u regjistruar në zgjedhjet e 11 majit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, këta janë kandidatët e PS për 6 bashkitë

7 Tetor, 2025 6:47 pm
PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin
Politikë

PD kundër zgjedhjeve në Tiranë, Celibashi: Nuk gjykoj dot Begajn, zbatoj dekretin

7 Tetor, 2025 6:23 pm
Para
Fotot/ Tmerri në Itali. Çfarë la pas tërmeti i fuqishëm…

Tërmeti në Itali, e mbijetuara: Falë zotit jam gjallë

Fotolajm/ Skiatorja seksi stërvitet në palestër, por gjeni kush ja ka ngrënë “të pasmet”

Fotolajm/ Skiatorja seksi stërvitet në palestër, por gjeni kush ja ka ngrënë "të pasmet"

Video/ Çmendet shoferi shqiptar, ja çfarë bën me makinën e tij

Video/ Çmendet shoferi shqiptar, ja çfarë bën me makinën e tij

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit

Zgjedhjet e nëntorit, kush e merr mandiatin e deputetit të Manastirliut dhe Mersinit
7 Tetor, 2025

Brunilda Mersini është kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Vlorës në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit. Brunilda Mersini, drejtoresha...

Lexo më shumë

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn

Ermal Hasimja tërhiqet nga kandidimi për Tiranën: Mbështes Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Ermal Hasimja është tërhequr nga kandidatura e tij për bashkinë e Tiranës. Hasimaj tha në emisionin “Opinion” tashmë që Binaj...

Lexo më shumë

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn

Shehaj: PD na preu në besë, por ne do mbështesim Florian Binajn
7 Tetor, 2025

Partia Mundësia, Agron Shehaj ka deklaruar se në do të mbështesë Florjan Binajn si kandidat i opozitës për zgjedhjet e...

Lexo më shumë

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza

Trump thotë se ka “gjasa reale” për një marrëveshje paqeje në Gaza
7 Tetor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ka “gjasa reale” që të arrihet një marrëveshje e paqes në Gazë, teksa negociatorët...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com