Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basti i madh i demokratëve

2016/07/29 at 5:55 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basti i madh i demokratëve

Nga Fareed Zakaria


Unë erdha në Amerikë në vitin 1982, i joshur nga ky vend dhe i interesuar në politikën e tij. Ato ishin ditët e traumës ekonomike (një recesion i thellë) dhe frikërave për sigurinë kombëtare. Dhe vija nga India, ku urtësia konvencionale ishte pothuaj-socialiste dhe anti-amerikane. Megjithatë, u gjenda i hipnotizuar nga Ronald Reagani dhe Partia e tij Republikane. Reagani duket se mishëronte shpirtin e Amerikës – optimiste, zemërmadhe dhe liridashëse. Demokratët ishin dashamirës, por duke vënë në dukje të metat e brendshme të Amerikës dhe dështimet e politikës së jashtme, atyre dukej se u shpëtonte panorama e madhe – pra që Shtetet e Bashkuara, jo Bashkimi Sovjetik, përfaqësonin të ardhmen.

Si e kanë treguar konventat e dy partive gjatë dy javëve të fundit, bota politike është kthyer me kokë poshtë. Sot është Partia Demokratike që rrezaton besim në Amerikë dhe republikanët që gërrnjosen për vendin e tyre.

Konventat e 1984-ës ishin të parat që pata shansin të shihja, dhe isha i fiksuar, duke qëndruar deri vonë çdo natë, në një dhomë të përbashkët kolegji, për të ndjekur çdo fjalim. Fjalimi që mbaj mend mirë është një i mirënjohur, nga konventa republikane në Dallas. Reagani kishte emëruar si ambasador të tij në Kombet e Bashkuara një demokrat, akademiken e Universitetit të Georgetoun, Jeane Kirkpatrick. Ajo foli nga podiumi me tone të kujdesshme, plot kuptim, duke iu drejtuar demokratëve me argumente të cilat sot mund të përdoren kollaj – ndaj republikanëve.

Kirkpatrick shpjegoi se ajo kishte admiruar demokratë si Harry S. Truman, sepse ata nuk kishin turp ta shihnin Amerikën “si një komb të madh”. Por “demokratët e San Franciscos” tha ajo, kishin humbur atë besim instiktiv. (Konventa Demokratike u mbajt në atë qytet, atë vit). Kur Moska ishte armiqësore, vuri në dukje ajo, demokratët nuk zgjodhën që të fajësonin, por Shtetet e Bashkuara. “Por në fund të fundit, ata gjithmonë fajësojnë Amerikën të parën”, vuri në dukje ajo.

Kur amerikanët u vranë nga terroristë në Liban, vazhdoi ambasadorja, demokratët “nuk fajësuan terroristët … ata fajësuan SHBA”. “Por në fund të fundit”, përsëriti ajo me të njëjtin ton, “ata fajësojnë gjithmonë Amerikën të parën”. Fjalët e saj u shndërruan në fjalët magjike të fushatës.

Ishte një ekzagjerim, siç është e gjithë këtë lloj retorike, por ajo kapte diçka të vërtetë, ashtu si ndodh sot në lidhje me Donald Trumpin. Kur flet për kinezët, apo sulmet terroriste, ose Vladimir Putinin, ai nuk kritikon ata. Në vend të kësaj, ai ka tendencën të përqëndrohen në të metat amerikane – dobësinë, marrëzinë dhe naivitetin e Uashingtonit.

Kritika më serioze e Kirkpatrick është edhe më shumë me vend, nëse përdoret për kandidatin republikan. Ajo e përshkroi Partinë Demokratike si sillej “më pak si një pëllumb apo fajkua, dhe më shumë si një struc, i bindur se do i fshihet botës, duke e futur kokën në rërë”. Ajo tha se e refuzonte këtë tërheqje. “Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbeten një shoqëri e hapur dhe demokratike, nëse ne vendosim të rrimë vetëm – një shtet-garnizon në një botë armiqësore”. Ajo pyeti se çfarë do të ndodhë në Evropë, nëse Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga mbrojtja e saj. “Ne kemi nevojë për miq dhe aleatë me të cilët të ndajmë kënaqësitë dhe mbrojtjen e qytetërimit tonë”.

Suksesi i Reaganit, shpjegoi ajo, erdhi nga tre faktorë: “Besimi i tij në legjitimitetin dhe suksesin e institucioneve amerikane; Besimi në mirësinë e popullit amerikan; dhe besimi në rëndësinë e përvojës sonë për pjesën tjetër të botës”.

Partia e Trumpit është e ndryshme, e karakterizuar nga dyshimi dhe rënia, e frikësuar për të ardhmen. “Ky vend është një ferr. Ne jemi duke shkuar poshtë me shpejtësi”, thotë ai. Ndryshe nga ai, ishte Presidenti Obama dhe bashkëshortja e tij, Michelle, që kujtuan partinë e tyre, vendin e tyre dhe botën se “Amerika është tashmë e madhe”.

Anketuesit dhe ekspertët theksojnë se një pjesë e madhe e vendit ndihet se jemi në “rrugë të gabuar” dhe se në këto rrethana, optimizmi nuk do të funksionojë. Kjo ndjenjë trishtimi shpjegon joshjen e Trumpit, dhe gjithashtu të Bernie Sandersit.

Por Clinton dhe Obama janë duke vënë një bast të madh, se këto tendenca nuk janë as të thella, as të përhershme. Ata po vënë bast mbi shpresën se amerikanët nuk janë aq të zemëruar, që ata do të përqafojnë një politikë të rënies dhe të ndarjes. Ata po ndjekin Franklin Rooseveltin. Në kulmin e Depresionit, dhe në prag të luftës, Roosevelti gjithmonë besonte se shumica e amerikanëve kërkonin një vend që ishte i vendosur në lidhje me qëllimet e tij, dhe i sigurt në të ardhmen e vet. Kjo ishte Partia Demokratike që ai ndërtoi dhe, për pjesën më të madhe, ajo ishte  mbi skenë në Filadelfia këtë javë.

Ia vlen të mbajmë parasysh se në 45 vitet që njerëzit janë pyetur, siç ka vënë në dukje Dean Obeidallah, ka pasur vetëm tre periudha të shkurtra, kur shumica e amerikanëve mendonin se vendi ishte në rrugën e duhur. Në vitin 1980, për shembull, një shumicë e madhe mendonin se gjërat po shkonin drejt greminës. Katër vjet më vonë, ata ishin të bindur se  mëngjesi kishte aguar në Amerikë.

The Washington Post – Në shqip nga bota.al

 

Etiketa: clintondemokratetZakaria


Ju sugjerojmë

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
Kryesore

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

15 Dhjetor, 2025 12:16 pm
PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
Kryesore

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

15 Dhjetor, 2025 11:23 am
Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
Kronikë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

15 Dhjetor, 2025 11:19 am
Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
Aktualitet

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

15 Dhjetor, 2025 10:36 am
PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën
Kryesore

PD kërkoi përjashtimin e Ballës me 30 ditë nga Kuvendi, “Etika” rrëzon kërkesën

15 Dhjetor, 2025 10:32 am
Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku
Kryesore

Mblidhet grupi parlamentar i PS, të pranishëm Rama dhe Balluku

15 Dhjetor, 2025 10:26 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy kolumbiane, paratë ia dërgonin familjarëve

15 Dhjetor, 2025 10:03 am
Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist
Bota

Masakra në Australi/ Si e planifikuan baba dhe bir sulmin terrorist

15 Dhjetor, 2025 9:58 am
Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët
Bota

Australi/ Rritet numri i viktimave, kryeministri kërkon ligje më të ashpra për armët

15 Dhjetor, 2025 9:16 am
Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia
Bota

Paralajmërimi i shefes së spiunazhit britanik: Kërcënim agresiv nga Rusia

15 Dhjetor, 2025 9:12 am
Para
Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan, vdes piloti

Rrëzohet aeroplani luftarak amerikan, vdes piloti

Greqi/ Arrestohet shqiptari i akuzuar për abuzim seksual me të mitur

Greqi/ Arrestohet shqiptari i akuzuar për abuzim seksual me të mitur

Foto/ Veprimet e pornostares acarojnë myslimanët

Foto/ Veprimet e pornostares acarojnë myslimanët

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake

Balla: PS drejt krijimit të Komisionit të Etikës, goditje emërimeve partiake
15 Dhjetor, 2025

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zbardhur detaje nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar, duke...

Lexo më shumë

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën

PD u tërhoq nga “Zgjedhorja” dhe “Territorialja”, PS: Vazhdojmë punën
15 Dhjetor, 2025

Partia Socialiste do të vijojë punën për reformën zgjedhore dhe atë territoriale, ndonëse Sali Berisha njoftoi se do të tërhiqen...

Lexo më shumë

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain

Elbasan/ Vëllai godet me thikë vëllain
15 Dhjetor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan, ku vëllai ka goditur me thikë vëllain e tij pas një konflikti...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës

Berisha në SPAK: Dumani kishte mbledhur BKH dhe u lexonte urdhrin e fundit të Ramës
15 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në dalje të SPAK pas zbatimit të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, nuk ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com