Në një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, Xhokoviç shkruan se shkak për shtyrjen e stërvitjes te ekipi i tij u bë zënia e fushës nga organizatorët e mitingut.
“Tubimi politik është arsyeja pse sot nuk ka trajnim. Faleminderit politikës”,ka shkruar ai, ndërsa ka postuar edhe dy foto nga salla që tregojnë zënien e ambienteve sportive, duke ironizuar kësisoj kryeministtrin Rama, i cili kreu pasditen e së martës një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Shkodër.