Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkimi Europian: Duhet më shumë mbrojtje nga terrori islamist

2023/10/20 at 9:01 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bashkimi Europian: Duhet më shumë mbrojtje nga terrori islamist

Kriza në Lindjen e Mesme: Ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së duan të arrijnë më shumë mbrojtje për qytetarët hebrenj dhe një mbrojtje më të mirë nga terrori në Europë.


Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz kërkoi të enjten në Bundestag gjatë deklaratës qeveritare një “qëndrim të prerë” kundër antisemitizmit dhe urrejtjes ndaj Izraelit. Ministrja e Brendshme Nancy Faeser deklaratën e kancelarit e shtroi si temë në takimin e rregullt të ministrave të Brendshëm të BE-së në Luksemburg. Demonstratat e dhunshme nuk mund të tolerohen. “Duhet vepruar ashpër. Për ne është në fokus mbrojtja e të gjithë hebrenjve. Unë dënoj, atë që ka ndodhur në Berlin gjatë natës. Çfarë nuk është në rregull, është shpërthimi i dhunës, e aq më keq kundër policëve”, tha Faeser në kuadër të këtij takimi.

Në Berlin pavarësisht ndalimit të demonstratës ishin mbledhur qindra demonstrues pro-palestinezë, policë dhe zjarrfikës u sulmuan dhe u plagosën.

Edhe në qytete të tjera europiane ka pasur manifestime proteste kundër veprimeve të Izraelit kundër organizatës islamiste palestineze Hamas, të klasifikuar si organizatë terroriste nga BE, SHBA dhe vende të tjera. Në Athinë u mblodhën 10.000 vetë. Protesta kaloi e paqtë. Në Bruksel është planifikuar për në fundjavë një manifestim i madh.

Përforcohen masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve

Ministrat e Brendshëm të BE-së ndjekin me shqetësim pasojat e krizës në Lindjen e Mesme ndaj gjendjes së sigurisë në vendet e tyre. Gjermania dhe Austria kanë përforcuar masat mbrojtëse ndaj institucioneve të hebrenjve. Ministrja gjermane, Nancy Faeser dhe homologu i saj austriak Gerhard Karner në një konferencë të përbashkët shtypi thanë, se Gjermania dhe Austria për shkak të historisë së tyre të errët kanë një përgjegjësi të veçantë. Gjermania naziste aneksoi më 1938 Austrinë në Rajhun Gjerman. Nga të dy këto shtete vinin dorasit e Shoah-së. Ministri i Brendshëm i Austrisë Gerhard Karner tha, se nuk mund të pranohet, që aktualisht fëmijët hebrenj kanë frikë të shkojnë në kopshte e shkolla prej sulmeve antisemitise. Kjo duhet të ndryshojë.

Ministrja Nancy Faeser dënoi sërish ashpër “përmasat barbare” të sulmit terrorist të Hamasit në Izrael: “Eshtë sulmi më i rëndë që pas Shoah-së.” Pas fillimit të një ofensive të mundshme të Ushtrisë së Izraelit në terren në Rripin e Gazës mund të ashpërsohet gjendja e sigurisë dhe dhuna kundër institucioneve të hebrenjve. “Jemi të përgatitur me autoritetet e sigurisë për të gjitha eventualitetet. Ndaj e kemi intensifikuar mbrojtjen. Ne do ta mbajmë këtë intensitet edhe për javët e muajt në vazhdim”, tha ministrja e Brendshme gjermane duke iu përgjigjur pyetjes së Deutsche Welles në Luksmeburg.

Rreziku i terrorit rritet nga kriza në Lindjen e Mesme

Jo vetëm rreziku për sulme antisemitiste rritet, por edhe rreziku për terror në përgjithësi. Në Bruksel një azilkërkues i refuzuar nga Tunizia me sa duket për motive islamiste vrau dy tifozë suedezë futbolli dhe plagosi një tjetër. Grupi terrorist “Shteti Islamik” mori përgjegjësinë për këtë sulm.

Edhe në Francë javën e kaluar pati një viktimë si pasojë e një atentati me thikë të kryer nga një çeçen për motive islamiste. Ministrja belge e Punëve të Brendshme, Annelies Verlinde u deklaroi homologëve të saj, se dorasi nga Brukseli ndodhej që prej dymbëdhjetë vjetësh në BE, ka qenë i ndjekur penalisht, ka qenë i dënuar me burg në Suedi dhe kishte aplikuar katër herë në vende të ndryshme për azil. Të gjitha aplikimet e tij ishin refuzuar. Aplikimi i fundit i refuzuar ka qenë më 2019 në Belgjikë, prej nga ai megjithatë nuk ishte larguar dhe qëndronte në ilegalitet.

Kërkesa për më shumë dëbime të azilkërkuesve të refuzuar nga BE

Ky rast, sipas shumë ministrave të Brendshëm të BE-së tregon, se sistemi aktual i dëbimeve nuk funksionon. Po ashtu duhet të përmirësohet shkëmbimi i të dhënave ndërmjet vendeve anëtare në BE. Aktualisht komunikimi mes policisë dhe autoriteteve të azilit në disa vende të BE-së si në Belgjikë lë mjaft për të dëshiruar.

Shpesh dëbimi i azilkërkuesve të refuzuar dështon edhe se vendet e origjinës nuk i pranojnë shtetasit e tyre. Në këtë drejtim Komisioni i BE-së në të ardhmen do t’i përmbahet më fort legjislacionit për vizat. Nëse një shtet refuzon të pranojë azilkërkuesit e refuzuar që dëbohen nga vendi ku kanë aplikuar, atëherë BE-ja mund të rivendosë ose të ashpërsojë regjimin e vizave për shtetasit e tjetër të këtij vendi. Ky qendrim ka pasur efekt në rastin e Irakut, Pakistanit dhe Bangladeshit duke bërë që këto vende të rrisin kuotat e pranimit të të riatdhesuarve, vuri në dukje komisarja e BE-së Ylva Johansson.

Me shtimin e migrantëve shumë shtete si Gjermania, Austria, Hungaria, Italia dhe Franca rivendosën kontrollet në pikëkalimet kufitare. Me këtë synohet të luftohet kriminaliteti i kontrabandistëve të emigrantëve, tha ministrja gjermane Nancy Faeser. Po ashtu kontrollet ndihmojnë edhe në kërkimin dhe ndalimin e të dyshuarve për terror, thuhet nga vendet e tjera të BE-së. Megjithatë kontrollet sistematike dhe të vazhdueshme janë në kundërshtim me rregullat bazë të hapësirës Shengen që garanton liri maksimale të lëvizjes. Ministri austriak Gerhard Karner e përshkruan kështu situatën: “Shengeni nuk ka marrë fund, por është dëmtuar.” Kjo marrëveshje mund të riparohet me një sistem të ri azili dhe me një mbrojtje më të mirë të kufijve të jashtëm të BE-së.

Hebrenjtë në Gjermani: Frikë prej dhunës

Duhet të dëbohen më shumë emigrantë direkt në kufijtë e jashtëm të BE-së. Kjo duhet arritur me një paketë të re rregullash për azilin në BE, e cila deri në fund të vitit duhet të diskutohet në Parlamentin e BE-së dhe të zbatohet për dy vjet. Deri atëherë, sipas ministres Nancy Faeser, duhet të vazhdojnë përkohësisht kontrollet e jashtëzakonshme në kufijtë e hapësirësh Shengen. “Ne e bëjmë këtë jo për të zemëruar, ata që udhëtojnë për punë çdo ditë nga njeri vend i BE-së në tjetrin, por për të kapur kontrabandistët”, shpjegoi ministri i Brendhsëm austriak Karner./DW



Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën për grupin e Laert Haxhiut, dosja kalon në SPAK

Prokuroria e Elbasanit shpall moskompetencën për grupin e Laert Haxhiut, dosja kalon në SPAK

Biden i premton ndihma miliarda Dollarë ushtrisë izraelite për të luftuar Hamasin

Biden i premton ndihma miliarda Dollarë ushtrisë izraelite për të luftuar Hamasin

Gjendet një person i pajetë në afërsi të kufirit shqiptaro-grek

Vetëhidhet nga furgoni i pasagjerëve, humb jetën shitësja ambulante
















TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com