Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkim Fino, “pajtimtari i Kombit” që u bë ushtar i Ramës

2016/03/07 at 2:36 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Bashkim Fino, “pajtimtari i Kombit” që u bë ushtar i Ramës

Nga Alma Kodra

Në mars të vitit 1997 shqiptarët do të mësonin për herë të parë për Bashkim Finon, kryeministrin e Pajtimit Kombëtar. Burri shtatshkurtër deri në atë moment ishte një zyrtar lokal, kryetar i Bashkisë Gjirokastër, por do të ishte i duhuri në momentin e duhur për të nisur një karrierë politike direkt e nga Vila 30, ku iu desh të banonte për muajt e ardhshëm. U vendos në shtëpinë ku kishte banuar kohë më herët kryeministri fatkeq i kohës së komunizimit, Mehmet Shehu.

“Nëna  më vuri një boçe me rroba me vete dhe u nisa direkt për në Tiranë me helikopter”, kujtonte me vonë Fino, ditën kur i dhanë lajmin se do të ishte kryeministri i ri i Shqipërisë. Ishte koha kur vendi ishte përfshirë nga kaosi për shkak të trazirave që shkaktoi humbja e parave të qytetarëve në firmat piramidale. Bashkim kryeministër  në qeverinë e stabilitetit erdhi si një zgjidhje afatshkurtër për të nxjerrë vendin nga kriza.
Kishte qënë një rastësi apo një simpati që ish-presidenti Sali Berisha kishte krijuar për kryebashkiakun socialist, i cili e kishte mirëpritur gjatë një vizite në Gjirokastër, që do të ndikonte në këtë trampolim të karrierës së tij.

Pavarësisht karrierës së mëvonshme në PS, emri i tij do të lidhej përherë me këtë moment, pra do të shihej si njeriu i “pajtimit”.

Këtë aureolë e zbehën, por nuk e fshinë krejt as betejat e fushatës katarsiste të Fatos Nanos në vitin 2001, ku Fino akuzohej për korrupsion (në atë kohë ishte ministër i qeverisë Meta) dhe për lidhje me botën e krimit (“Të kam thënë të largohesh nga Miri i Xhikes”, i thoshte Nano në atë kohë).

fino-1997

Por sot gati 20 vite pas momentin kur Fino zbriti në Tiranë  nuk ka më asnjë grimë nga “aureola e pajtimtarit”. Tani është kthyer në një ushtar të bindur të kryeministrit Rama, i gatshëm të flasë sa herë i thotë eprori.

Kështu ndodhi pak ditë më parë kur Finos iu desh të hidhej në sulm ndaj ish-kolegut të tij të hershëm të partisë, mikut të tij të ngushtë, Ben Blushi. Fino e akuzoi Blushin se po përdorte statutin e partisë si një “Kal Troje”, për të gotitur partinë dhe qeverinë.

Rama e përdori Finon si goditje të fortë kundër Blushit, goditje me dorën e mikut! Dhe Edi Ramës, i cili e ka sot rival Ben Blushin, i shkon fort për shtat që ta luftojë atë me gojën e Finos apo të ndonjë tjetri nga bazamenti i vjetër i PS-së, me ata  që kanë mbetur akoma aty.

Kritikat e  Finos ndaj Blushit, të cilin e ai quan mik, marrin forcë të dyfishtë pasi ai, Fino, në këtë rast shihet si përfaqësues i Senatorëve të PS-së, si përfaqësues i gjeneratës së vjetër të kësaj partie, e cila i ka shënuar 10 vite nën drejtimin e ri të Ramës.

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, deputetet, Gramoz Ruci, Spartak Braho, Bashkim Fino dhe zv/kryeministri Niko Peleshi, duke hyre ne nje seance parlamentare, ku jane diskutuar dy projektligjet ne fushen e shendetesise, “Per Urdherin e Stomatologut” dhe “Per Urdhrin e Farmacisteve”./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, lawmakers Gramoz Ruci, Spartak Braho, Bashkim Fino and Niko Peleshi, during a parliamentary session.
Ja çfarë i thotë Fino –Blushit;

“Dua të pyes me shumë sinqeritet mikun tim Blushi që e kam vërtet mik dhe e çmoj jashtëzakonisht dhe ka që herë pas herë më pyeste mua për statutin si ka qenë kjo gërm, apo si është ky nen. Pse nuk janë të shqetësuar këta shokë për zgjedhjet në tërësi të partisë, por qënkan të shqetësuar për zgjedhjen e kryetarit të PS?

Deputetet e PS, Ben Blushi dhe Bashkim Fino, gjate Asamblese se Kombetare te Partise Socialiste, ku eshte diskutuar rreth punes se qeverisjes se majte ne keto dy vite./r/n/r/nLawmakers Ben Blushi and Bashkim Fino, during the National Assembly of the Socialist Party.

Duhet të jesh njëherë i shqetësuar për organizatën socialiste, sepse ajo është forca kryesore që të shpie në fitore qoftë në ato locale, qoftë në ato të përgjithshme dhe nuk është një kryetar partie kushdo qoftë ai. Mos vallë këta kanë qëllime personale, dhe normale është mund të kesh edhe qëllim personale. Në politikë futesh edhe për qëllime personale, por ne na duhet familja jonë e madhe e PS. Nuk mund te besh lufte politike të vësh si kal të Trojes statutin dhe të godasesh qeverine per reformat”.

Natyrshëm ngrihet pyetja; a po bën Fino vetëm një shërbim pa shpërblim për kryetarin Rama apo po përpiqet të mbajë atë statuskuonë që ka sot në PS. Pra të garantojë kandidimin në listën e deputetëve për zgjedhjet e ardhshme.  Synime për më lart nuk duket të ketë sepse për mënyrën se si është sjellë Rama me Finon dhe senatorët e tjerë nuk duket se ata do të kenë më një “Rilindje” brenda PS-së. Asnjë prej tyre nuk u bë ministër pas ardhjes në pushtet të PS-së pas 8 viteve opozitë.

Larg imazhit “të pajtimtarit kombëtar” me të cilin erdhi me bujë në skenën politike në mars të 1997, Bashkim Finon e gjeti marsi i 2016-ës si ushtar të kryetarit të radhës në partinë e tij. Ndoshta do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, por mundet edhe jo sepse Rama nuk ka të vetmin ushtar Finon, janë thuajse gjithë senatorët që i bëjnë fresk, ndërsa hapësira e tyre në PS sa vjen e ngushtohet.

Ju sugjerojmë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari
Kryesore

Duka:Fitorja me Serbinë shijon sa Botërori,shpresoj të ketë përçarje te kundërshtari

7 Qershor, 2025 4:46 pm
U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman
Aktualitet

U rrëzua duke eksploruar Majën e Rosit, gjendet pas dy orësh turisti gjerman

7 Qershor, 2025 4:40 pm
Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit
Kronikë

Sollën makinën e përdorur në vrasjen e Ermir Dedjas, lihen në burg 2 të akuzuarit

7 Qershor, 2025 4:19 pm
Para
Të ardhurat e koncertit të Pirgut shkojnë për spitalin e Pediatrisë

Të ardhurat e koncertit të Pirgut shkojnë për spitalin e Pediatrisë

PS, Balla: Lulzim Basha person në kërkim

Balla: Incidenti me Blushin çështje lokale, ta shqyrtojë asambleja e Elbasanit

Zbardhen debatet në grupin parlamentar të PS-së, Rama ofendon Blushin

Zbardhen debatet në grupin parlamentar të PS-së, Rama ofendon Blushin

Please login to join discussion

TE FUNDIT

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
7 Qershor, 2025

Mbrëmjen e kësaj të shtune të 7 qershorit, do të luhet dueli mes Shqipërisë dhe Serbisë. Një duel që pritet...

Lexo më shumë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
7 Qershor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar nga qelia me një mesazh urimi për kombëtaren kuqezi, para sfidës së shumëpritur...

Lexo më shumë

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
7 Qershor, 2025

“The Guardian” i ka kushtuar një artikull ndeshjes kualifikuese të Botërorit mes Shqipërisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet ditën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com