Bashkim Dedja rizgjidhet edhe për një mandat tjetër në krye të Gjykatës Kushtetuese. Ai ka drejtuar për 7 vite këtë gjykatë dhe zgjidhet edhe për 7 vite të tjera.
Njoftimi i Kushtetueses
Sot në datën 03.10.2017, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 7/d, pika 1, të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, në përfundim të procesit të votimit për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese votuan unanimisht zgjedhjen e z. Bashkim Dedja Kryetar të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.