Manushaqe Toromani, një qytetare nga Tirana, tregon në emisionin “STOP” odisenë e saj me llogarinë e bllokuar bankare, për shkak të një detyrimi tatimor të vitit 2012.
Edhe pse paguan shumën e prapambetur, Manushaqja endet sa në Gjykatën Administrative, atë të Shkallës së Parë dhe Apelit, duke iu rikthyer sërish këtyre institucioneve, që të vërtetojë me shkrim se nuk ka më detyrime e pengesa.
Vetëm pasi iu drejtua emisionit “Stop”, Manushqja, e shoqëruar nga gazetarja, arriti të zgjidhë problemin e saj, pas një sage të vërtetë nëpër zyra. Në fund ajo çlirohet nga detyrimi në zyrat e Bashkisë së Tiranës.