Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkia e Tiranës jep me qira pyjet në Petrelë. Për çfarë do përdoret?

2017/02/20 at 4:51 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkia e Tiranës jep me qira pyjet në Petrelë. Për çfarë do përdoret?

Bashkia Tiranë planifikon që të japë për përdorim me qira një sipërfaqe pyjore në zonën e Petrelës për agroturizëm, sipas një projekt vendimi për “Shprehjen e pëlqimit në parim për dhënien me qira të pasurisë me nr. 745 dhe 744/2 të llojit “Pyll” ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë”.

Sipas relacionit, me ndryshimet e fundit ligjore Bashkisë së Tiranës i është kaluar funksioni për administrimin, qeverisjen dhe mbrojtjen e fondit pyjor dhe kullotor brenda kufijve Administrativo- Territorial. Pyjet dhe kullotat publike janë transferuar në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Një udhëzim i Ministrisë së Mjedisit parashikon se sipërfaqet mund të jepen në përdorim vetëm për ushtrimin e veprimtarive të parashikuara në legjislacionin në fuqi për pyjet dhe kullotat të tilla si punë kërkimore studimore, mbarështim të florës dhe faunës, qëllime pushimi argëtimi, shëndetësore, veprimtari turistike, rehabilitim dhe pyllëzim etj. Veprimtaritë që do të ushtrohen të jenë në përputhje me planet e tyre te mbarështimit si dhe duhet te sjellin përmirësime te dukshme, te realizojnë investime, te mos cenojne vlerat dhe funksionet natyrore e biologjike.

Bashkia pranon se pranë saj janë depozituar kërkesa që shprehin interes të vazhdueshëm lidhur me përdorirmin e pasurive të llojit pyll të ndodhur në Njësinë Administrative, Petrelë, për pasurinë si më poshtë, sipas funksionit dhe destinacionit që kanë:

Pasuria nr. 745, vol um 3, faqe 85, Z.K. 3091, me lloj pasurie “Pyll”, ne pronesi te Shtetit.
Pasuria nr. 744/2 ne volum 4, faqe 149, Z.K. 3091, pasuri e llojit “Pyll”, ne pronesi te shtetit

Bashkia ka marrë një propozim të pakërkuar, që e ka vlerësuar pozitivisht, pasi sipas relacionit do të sjellë ndikim pozitiv social ekonomik. “Dhënia në përdorim me kundërshpërblim e këtyre pasurive sjell një impakt pozitiv social­ ekonomik, pasi rehabilitimi i sipërfaqeve pyjore, mirëmbajtja e tyre si dhe implementimi i planit te biznesit nga subjekti i cili do te lidhë kontratën me Bashkinë e Tiranës, do të sjellë rritjen e nivelit te punësimit të banoreve në zonën përkatëse”, thuhet në relacion.

Në relacion nuk jepen të dhëna se cili është subjekti që ka bërë propozimin e pakërkuar për të marrë në përdorim zonën pyjore të Petrelës.

Etiketa: bashkia tiranepyje petreleqira

Ju sugjerojmë

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave
Kryesore

Këshilli i BE: Mirëpresim ambicien e Shqipërisë për mbylljen e negociatave

17 Dhjetor, 2025 1:03 pm
Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD
Kryesore

Peleshi nuk ka dorëzuar ende të gjitha materialet e SPAK për Ballukun, reagon PD

17 Dhjetor, 2025 1:01 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

“Zbulova miqtë e ditëve të vështira”, Veliaj mesazh nga burgu për ditëlindjen e tij

17 Dhjetor, 2025 12:39 pm
Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa
Kryesore

Rama në Bruksel, takon Presidentin e Këshillit të Europës Antonio Costa

17 Dhjetor, 2025 12:03 pm
Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona
Kronikë

Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri në Kamëz, arrestohen dy persona

17 Dhjetor, 2025 11:42 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Dhunoi rëndë partneren shtatzënë, arrestohet në Serbi 24-vjeçari, pritet ekstradimi

17 Dhjetor, 2025 11:22 am
Para
Sudani Jugor shpall krizën e urisë

Sudani Jugor shpall krizën e urisë

Pas pak minutash Ilir Meta në konferencë për mediat

Ilir Meta flet për protestën e opozitës

Ambasadori i Italisë viziton protestuesit, shpreh mbështetjen e tij

Ambasadori i Italisë viziton protestuesit, shpreh mbështetjen e tij

TE FUNDIT

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
17 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Posaçme nuk i ka dhënë leje Erion Veliajt që të marrë pjesë fizikisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak...

Lexo më shumë

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
17 Dhjetor, 2025

Naveed Akram, i dyshuari për të shtënat masive të së dielës në Bondi Beach në Sydney, është akuzuar për 59...

Lexo më shumë

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
17 Dhjetor, 2025

Parlamenti Evropian ka votuar në favor të heqjes së imunitetit parlamentar për eurodeputeten e Partisë Demokratike italiane (Pd), Alessandra Moretti,...

Lexo më shumë

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha paralajmëroi sot përjashtimin nga partia të ish-deputetit, Ervin Salianji pas takimit që ky i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com