Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Bashkëshortja i hetohet për korrupsion, kryeministri i Spanjës po shqyrton dorëheqjen

2024/04/25 at 7:46 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Bashkëshortja i hetohet për korrupsion, kryeministri i Spanjës po shqyrton dorëheqjen

Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez i hodhi poshtë pretendimet se bashkëshortja e tij është e përfshirë në korrupsion, por tha se po shqyrton mundësinë të japë dorëheqjen.


Ky zhvillim erdhi pas fillimit të hetimeve të mërkurën rreth akuzave të bëra në një platformë ligjore të krahut të djathtë se bashkëshortja e Kryeministrit Sanchez kishte shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar tek disa marrëveshje biznesi.

Kryeministi Sanchez u shreh në një postimi në rrjetin social X, se ndonëse akuzat ndaj bashkëshortes së tij, Begona Gomez, janë të rreme, ai po anulonte angazhimet publike deri të hënën, kur do të njoftojë nëse do të vazhdojë të qëndrojë në pozitën e kryeministrit apo do të japë dorëheqjen.

“Më duhet të ndalem dhe të reflektoj,” shkroi zoti Sanchez. “Më duhet t’i përgjigjem pyetjes nëse ia vlen të vazhdoj, duke marr parasysh që e djathta dhe e djathta e vijës së ashpër e kanë shndërruar në llum politikën tonë, nëse duhet të vazhdoj në krye të qeverisë apo të heq dorë nga nderi më i lartë.”

Zoti Sanchez, 52 vjeç, ka shërbyer si kryeministër i Spanjës që nga viti 2018. Ai arriti të formojë një qeveri të koalicionit të krahut të majtë në nëntor për të filluar edhe një mandat të ri katër vjeçar. Ai është njëri nga udhëheqësit socialist që ka qëndruar më gjati në pushtet në Evropë.

Një gjykatës spanjoll ra dakord të mërkurën që të hetojë pretendimet për korrupsion të ngritura nga një grup privat që ka një histori të gjatë të paraqitjes së padive, që lidhen kryesisht me kauza të krahut të djathtë. Gjykata në Madrid do të shqyrtojë akuzat dhe do të vendosë për t’i vazhduar hetimet apo jo.

“Begona do të mbrojë nderin e saj dhe do të bashkëpunojë me sistemin e drejtësisë në çdo formë që kërkohet për të sqaruar që këto fakte që duken skandaloze nuk ekzistojnë në fakt,” deklaroi Kryeministri Sanchez.

Zonja Gomez, 49 vjeçe, nuk ka mban ndonjë post publike dhe ruan një profil të ulët politik.

Grupi Manos Limpias, apo “Duart e Pastërta”, e akuzon zonjën Gomez se gjoja ka shfrytëzuar pozitën e saj për të ndikuar në marrëveshje biznesi. Gjykata nuk ka dhënë informacione shtesë dhe theksoi se hetimi është sekret.

Ky grup e përshkruan veten si union, por aktiviteti i tij kryesor është një platformë që nxit raste ligjore. Shumë e lidhin atë me kauzat e krahut të djathtë. Grupi vepron në bazë të “përndjekjes popullore”, një ligj specifik i Spanjës që u lejon individëve dhe entiteteve të marrin pjesë në raste të veçanta penale edhe kur nuk janë dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga pala e akuzuar.

Ministri i Drejtësisë, Felix Bolanos i quajti pretendimet “të rreme.”

Zëvendëskryeministrja Yolanda Diaz publikisht e mbështeti zotin Sanchez kundër “kësaj ofensive nga e djathta”, siç u shpreh ajo.

Gjasat për një krizë qeveritare vijnë vetëm disa javë para zgjedhjeve të rëndësishme rajonale në Katalonia, pas të cilave do të mbahen zgjedhjet evropiane në muajin qershor.

Kryeministri Sanchez akuzoi portalet e lajmeve që janë të rreshtuara politikisht me partinë kryesore opozitare konservatore, Partinë Popullore dhe partinë e djathtë Vox, se po shpërndajnë ato, që ai i quajti pretendime “të rreme”, që çuan drejt fillimit të hetimeve.

Partia Popullore e kritizoin zotin Sanchez se “po luan rolin e viktimës në vend që të marr përgjegjësinë.”

Muajin e kaluar, agjencia qeveritare spanjolle që shqyrton çështjet e konfliktit të interesit, hodhi poshtë një ankesë të bërë nga Partia Popullore kundër zotit Sanchez, në të cilën kjo parti opozitare pretendoi se zonja Gomez ka ndikuar tek bashkëshorti i saj në një vendim që lidhet me një linjë ajrore.

Udhëheqësi i Spanjës tha se dashuria ndaj bashkëshortes së tij e shtyu të reflektojë mbi të ardhmen e tij.

“Ky sulm është aq i pashembullt, aq serioz dhe i vrazhdë sa që më duhet të ndalem dhe të reflektoj me bashkëshorten time”, tha ai. “Të shumtën e kohës harrojmë që politikanët janë njerëz. Dhe unë nuk kam turp të them se jam burrë që e dashuroj shumë gruan time, që po jeton me ndjenjën e pafuqisë ndërkohë që ndaj saj hidhet baltë.”

“Që ta përmbledh, bëhet fjalë për një operacion për të më goditur nga toka, deti e ajri për të më detyruar që të heq dorë nga politika përmes sulmeve ndaj bashkëshortes time,” shkroi Sanchez./ VOA



Ju sugjerojmë

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Kryesore

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

20 Maj, 2025 6:33 pm
Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
Kryesore

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

20 Maj, 2025 6:33 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
Politikë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

20 Maj, 2025 6:17 pm
Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
Bota

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

20 Maj, 2025 5:36 pm
Musk thirrje mbretit Charles: Shpërnda parlamentin e Britanisë dhe urdhëro mbajtjen e zgjedhjeve të reja
Bota

Musk sulmon Bill Gates: Është një gënjeshtar i madh

20 Maj, 2025 5:31 pm
Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën
Kronikë

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit, lë në “arrest në shtëpi” Kreshnik Budllën

20 Maj, 2025 5:27 pm
Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë
Bota

Britania e Madhe vendos 100 sanksione të reja kundër Rusisë

20 Maj, 2025 5:20 pm
Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike
Aktualitet

Pse është i rëndësishëm raportimi me kujdes për rastet tragjike

20 Maj, 2025 5:20 pm
Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier
Aktualitet

Akuzohen për shpërdorim detyre, APM ndalon 3 policë dhe një doganier

20 Maj, 2025 5:09 pm
Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin
Bota

Britania pezulloi negociatat, Izraeli: Bisedimet nuk po përparonin

20 Maj, 2025 4:54 pm
Para
Vodhi një automjet një ditë pasi doli nga qelia falë amnistisë, vihet sërish në pranga Ardian Isufi

Vodhi një automjet një ditë pasi doli nga qelia falë amnistisë, vihet sërish në pranga Ardian Isufi

Gaza/ Ushtria izraelite i raporton qeverisë së saj: Jemi gati për të sulmuar në Rafah

Gaza/ Ushtria izraelite i raporton qeverisë së saj: Jemi gati për të sulmuar në Rafah

Moscaktimi i datës për mocion me debat në Kuvend për drogën, Bardhi: Socialistët gati të shkrijnë Kuvendin për Olsi Ramën

Bardhi i përgjigjet Ramës: Do ta kuptojë shumë shpejt, nëse kam bërë apo jo kallëzim në SPAK për vëllain e tij
















TE FUNDIT

PD i kërkon KQZ që të mos certifikojë rezultatin nga votat e diasporës dhe auditim

Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
20 Maj, 2025

Partia Demokratike i është drejtuar me një shkresë zyrtare Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet të cilës i kërkon që të...

Lexo më shumë

Krimet zgjedhore/SPAK aksion në bashkinë e Klosit,sekuestrohet kompjutera e telefona

Ja cilat janë 13 shkeljet gjatë zgjedhjeve që mund t’ju çojnë në dyert e SPAK
20 Maj, 2025

SPAK ka zbarkuar ditën e sotme në bashkinë e Klosit, ku ka zhvilluar një aksion lidhur me krimet zgjedhore. Sipas...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

Zgjedhjet e 11 Majit,Gjonaj:Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe
20 Maj, 2025

Deputetja e Partisë socialiste dhe kandidatja për deputete në qarkun e Tiranës, Etilda Gjonaj ka reaguar në rrjetet sociale pas...

Lexo më shumë

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës

Presidenti Maduro akuzon mafian shqiptare: Ndërhyri në zgjedhjet e Venezuelës
20 Maj, 2025

Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro iu përgjigj të hënën pasdite deklaratave të bëra nga Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com