Bashkëshortja e këngëtarit të tallavasë, i njohur si Reni i Elbasanit, ka marrë një përgjigje nga Kryeministria për letrën që i nisi pak kohë më parë kreut të qeverisë Edi Rama, ku i kërkonte pension.
Daniela Meçja e bëri kërkesën pas vendimit të qeverisë që i dha pension familjes së këngëtarit të ndarë nga jeta, Florian Kondi, njohur për publikun si “Doktor Flori”.
Në një shkresë të 18 prillit, me gabime drejtshkrimore, firmosur nga Drejtoresha për Marrëdhëniet me Qytetarët, Ana Rafti, thuhet se rasti i saj i është kaluar për verifikim Shërbimit Social Shtetëror.