Anita Muqaj Haradinaj, gruaja e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka shkëlqyer mbrëmë në “Marin Ball”, të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Moderatorja e Radiotelevizionit të Kosovës, ka zgjedhur një fustan në ngjyrë të kaltër mbretërore e prej mëndafshi, për ta veshur në këtë mbrëmje që mbledh figura nga politika e arti.
Në një imazh që ajo ka publikuar në Instagram, Anita është kujdesur që të jetë e kuruar në çdo aspekt, që nga maja e gishtërinjve e deri te maja e kokës. /Prive.