Erdgys Arrazi ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës. Ashtu siç shihet edhe në foto ai ka vënë një kapuç në kokë që mos të ekspozohet nga mediat.
31-vjeçari do të dalë sot para togave të zeza për t’u njohur me masën e sigurisë, pasi akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të tij të mitur.
Trupat e pajetë të tre të miturve, dy vajzave, 9 dhe 8-vjeçe, si edhe djalit 3-vjeç janë gjetur nga palombarët. Ndërsa po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të bashkëshortes, Alma Arrazi./Opinion.al