Biznesmeni Artan Gaçi, bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Okta Xhaçka është paraqitur sërish sot në Prokurorinë e Posaçme.
Mësohet se marrja e tij në pyetje ka nisur prej orës 09:00.
Ai pasi ka dalë nga godina, nuk ka pranuar të flasë për mediat. Kjo është paraqitja e dytë e Gaçit pas arrestimit të ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro.
SPAK po heton pasi ka dyshime se Jorgo Goro në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë ka shpërdoruar detyrën në të dy rastet, me përfitues fundor të truallit biznesmenin Artan Gaçi.