Bashkëjetonte me Naomi Campbell, mik me DiCaprio/ Kush është njeriu pas Aman Resorts

Dhëndri i Donald Trump, Jared Kushner lajmëroi në rrjetet sociale dhe më pas në një artikull se në Sazan,  i cili është zonë e mbrojtur do të ndërtohej një resort nën menaxhimin e Aman Resorts.

Aman Resorts është ndër resortet më ekskluzive dhe luksoze që bota njeh. Pas kompanisë qëndron Vladislav Doronin, një rus i cili është nënshtetas suedez dhe rezident në Zvicër.

Spikerja e lajmeve, Enita Mema e ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, përmbledh disa detaje rreth profilit të njeriut që mund të menaxhojë ndërtimin në ishullin e Sazanit. Në historinë e tij, nuk mungojnë as emra të njohur të lajmeve rozë.

Enita Mema: Ai është zhvendosur në Zvicër nga Bashkimi Sovjetik në vitin 1985 me vetëm 250 dolalrë sepse nuk lejohej të dilje nga shteti sovjetik në atë kohë pa patur 250 dollarë si garanci. Aty u lidh me Marc Rich që është një manjat belg dhe punoi për të, më pas u zhvendos në vendet e Azisë së largët, iu fut botës së financës dhe ndërtimeve. Në ’93 u kthye sërish në Moskë dhe filloi të krijonte kompanitë e tij të ndërtimit. Në 2014 bleu, mori dhe sot është pronar, CEO, drejtues i Aman Resort. Aman Resort ka 34 hotele në mbarë botën në site shumë ekskluzive, 13 prej të cilave janë vende të mbrojtura nga UNESCO duke ruajtur gjithmonë një respekt ndaj vendit ku ka ndërtuar dhe duke ruajtur trajtat…

Blendi Fevziu: Po sepse janë vende shumë ekskluzive, nuk ka masivitet dhe restaurojnë edhe godina të vjetra.

Enita Mema: Nuk janë shumë të mëdha si hotele por…

Blendi Fevziu: Doronin ka qenë i martuar me Naomi Campbell?

Enita Mema: Jo. Kanë patur një bashkëjetesë që ka zgjatur rreth 5 vite, ai nuk u divorcua kurrë nga gruaja e tij edhe gjatë kohës që nisi një marrëdhënie me Naomi Campbell e cila përfundoi në vitin 2013,  marrëdhënie shumë e përfolur, kanë përfunduar edhe në gjyq  për çështje financiare pavarësisht se kemi të bëjmë me dy milionerë, ai ka një pasuri prej 1 miliardë dollarësh dhe Naomi Campbell gjithashtu është milionere. Që prej 2015 ka nisur një marrëdhënie tjetër me të cilën është partnerja e tij aktuale, ka edhe një mbiemër shumë interesant, Romanov, Kristina Romanov dhe vazhdon marrëdhënien e tij. Ka tre fëmijë dhe një kuriozitet tjetër është që është shumë mik me Leonardo DiCaprio./tvklan




Ju sugjerojmë

Para















TE FUNDIT