Imami Ahmet Kalaja dhe Pastor Akil Pano, kanë konsumuar këtë të mërkurë kafen e mëngjesit së bashku. Vetë Ahmet Kalaja përmes një postimi në rrjetet sociale ka publikuar foto, ku shfaqet bashkë me pastor Akilin duke buzëqeshur.
Ai thotë se pavarësisht së janë të ndryshëm kur bëhet fjalë për atdheun, kombin, familjen, jetën, fëmijët, rininë të ardhmen nuk ka asnjë dallim, të gjithë janë një.
“Kafe mëngjesi e pas kafes erdhi momenti i selfijes.
Pastori:- Jo mos e hiq se s’ka nevojë!
Imami:- Jo, jo do e heq!
Pastori:- Po pse?!
Imami:- Mos del ti më bukur!
Më shijoi kafja e mëngjesit me pastorin.
Jemi të ndryshëm padyshim.
Mirëpo; Kur bëhet fjalë për atdheun, kombin, familjen, jetën, fëmijët, rininë të ardhmen në jemi një.
Mbarësi e bekime qoftë kjo ditë shkurti për të gjithë!
AMIN!”, shkruan imami./Opinion.al