Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

2025/07/17 at 12:11 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, mbajti një konferencë të përbashkët sot me homologun e saj turk Numan Kurtulmuş, në Ankara. Ky i fundit vuri theksin te marrëdhëniet e ngushta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

“Jemi dy vende mike, aleate. Vazhdojmë me projektet tona të përbashkëta dhe uroj që në të ardhmen marrëdhëniet mes dy vendeve tona të zhvillohen akoma më shumë”, deklaroi ai.

Më tej, tha se Turqia është e interesuar për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, në një kohë kur thuajse në çdo rajon ka tension.

“Për 6 shekuj popujt tanë kanë bashkëjetuar, kemi histori të përbashkët, kemi shumë qytetarë shqiptarë që janë nënshtetas në Turqi”, shtoi ai, si një pasqyrim të lidhjeve të forta mes popujve.

Kryeparlamentari turk dënoi në formën më të ashpër sulmin e Izraelit në Siri.

“Dënojmë në termat më të ashpër sulmin e Izraelit dje në Siri, që nuk njeh asnjë rregull, e papranueshme kjo sjellje e Netanyahut dhe e ekipit të tij. E dënojmë këtë sulm të urryer të Izraelit!”, tha Kurtulmuş.

Ndërsa Spiropali i cilësoi dy vendet si lobuese të paqes “në një kohë kur retë e luftës janë rrotull vendeve”. Ajo u shpreh se do vijojë bashkëpunimi i ngushtë mes Parlamentit shqiptar dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Republikës së Turqisë.

“Shqipëria dhe Turqia prodhojnë dhe i japin botës siguri e paqe të cilat janë të nevojshme në çdo kohë, por janë të një rëndësie kritike në kohën që jetojmë kur retë e luftës, nuk janë më në horizont por rrotull vendeve tona.

Ne ramë dakord ta intensifikojmë bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare si në nivelet më të larta ashtu edhe mes komisioneve parlamentare, grupeve të miqësisë dhe deputetëve si edhe të mbështetjes së kandidaturave respektive në organizatat kombëtare shumëpalëshe”, u shpreh Spiropali.

Kryeparlamentarja foli gjithashtu për bashkëpunimin ekonomiko-tregtar.

“Do vijojmë që në nivel të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare të shfrytëzojmë të gjitha potencialet, me bashkëpunimin universitar, bujqësisë, agro-turizmin etj”, deklaroi Spiropali. Në mbyllje, falënderoi shtetin turk për mbështetjen e Kosovës. tvklan.al

Ju sugjerojmë

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!
Bota

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!

17 Korrik, 2025 5:39 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

17 Korrik, 2025 5:10 pm
Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
Kryesore

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

17 Korrik, 2025 4:56 pm
BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
Rajoni

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

17 Korrik, 2025 4:38 pm
Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor
Aktualitet

Rritet numri i të huajve që punojnë në Shqipëri/ Mbi 11 mijë leje pune këtë 6-mujor

17 Korrik, 2025 4:27 pm
Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës
Aktualitet

Sarandë, policia: Janë plagosur 2 të rinj/ Do dërgohen drejt Spitalit të Traumës

17 Korrik, 2025 4:21 pm
Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës
Bota

Yulia Svyrydenko emërohet kryeministre e Ukrainës

17 Korrik, 2025 4:09 pm
Ngjarja në Fushë-Krujë/Qëllohet me armë ndaj lokalit të ish-shoferit të Arjan Ndojës
Aktualitet

Sarandë/ Të shtëna me armë zjarri, plagosen 2 persona pranë stadiumit të qytetit

17 Korrik, 2025 4:03 pm
“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike
Aktualitet

“Udhëtim në rivieren, historinë dhe…”/Blick zbulon Shqipërinë turistike

17 Korrik, 2025 3:53 pm
Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës
Aktualitet

Flakët vijojnë të përhapen/ Del jashtë kontrolli zjarri në Drenovë të Mallakastrës

17 Korrik, 2025 3:40 pm
Para
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

TE FUNDIT

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!

Britani/ Ndryshime në sistemin zgjedhor, e drejta e votës ulet në moshën 16 vjeç!
17 Korrik, 2025

Një sër ndryshimesh në sistemin zgjedhor janë njoftuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, ku synohet ulja e moshës së...

Lexo më shumë

Osmani: Në maj morëm informacione për veprimet e Serbisë në kufi me Kosovën

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
17 Korrik, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se Serbia ka pasur qëllim dhe ka ende qëllim destabilizimin e...

Lexo më shumë

Shqipëria Bëhet letër KQZ:Të respektohen dorëheqjet e kandidatëve në listën e …

Zgjedhjet e 11 Majit,Adriatik Lapaj:Duhen rinumëruar votat e qarkut Fier dhe Vlorë
17 Korrik, 2025

“Shqipëria Bëhet” i është drejtuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me një kërkesë. Përmes saj, kërkohet që KQZ-ja të shpallë të...

Lexo më shumë

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën

BE-ja kritikon Serbinë për stërvitjen ushtarake me Kinën
17 Korrik, 2025

Stërvitja e parë ushtarake mes ushtrisë serbe dhe asaj kineze shënon një hap të ri në forcimin e bashkëpunimit ushtarak...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com