Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur se zgjedhjet lokale të 30 qershorit do të shtyhen.
Krydemokrati theksoi se para se të zhvillohen zgjedhjet duhet të ndëshkohet krimi elektoral.
“Data e zgjedhjeve do të shtyhet, dhe në datën 30 qershor nuk ka për të pasur. Sepse Shqipëria nuk është një humbëtirë e Afrikës… Pa u ndëshkuar krimi elektoral, duke filluar ,me Dibrën, nuk ka. Po nuk u garantuan proceset zgjedhore nuk mund të ketë zgjedhje”, tha Basha./ Opinion.al E.Xh.