Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me banorë të zonave Fan, Kthellë dhe Rubik. Banorët e kanë njohur Bashën me varfërinë e madhe që ka pushtuar këto zona, papunësia e lartë, pamundësia për të paguar energjinë ka bërë që shumë familje të jetojnë në errësirë. Banorët u ankuan për arrogancën e pushtetit. Sot, thane ata s’ke ku të ankohesh për një shqetësim, për mbifaturime apo nevojat për investime e mbështetje në bujqësi.
Basha ka theksuar gjithashtu se zgjedhjet e ardhshme do të jenë nën mbikëqyrjen më të rreptë ndërkombëtare që prej vitit 1991 sepse bota e ka kuptuar se çfarë oligarkësh janë këta dhe se shpresën e fundit e kanë për të vjedhë zgjedhjet. Ndaj së bashku me partnerët tanë do të marrim të gjitha masat që të mos i prekin zgjedhjet