Debati në Komisionin e Mediave ka degraduar në ofendime mes opozitarëve.
Grupi i Berishës dhe i Bardhit janë kundër mbajtjes së komisionit deri në plotësimin e kërkesave të tyre si deputetë për komisionet hetimore.
Ata kundërshtojnë pjesëmarrjen në komision të deputetëve të grupimit të Bashës.
Gazment Bardhi dhe Flamur Noka kanë kërkuar që komisioni të ndërpritet, duke ndezur edhe zhurmueset. Kjo është kundërshtuar nga deputetët e tjerë demokratë, që mbështesin Lulzim Bashën.
Në këto momente Gazment Bardhi ka “shpërthyer” në akuza ndaj Bashës, duke thënë se ai është “një zagar që ka shitur interesat e demokrateve dhe një shërbëtor i regjimit”.
Përplasja:
Bardhi: O Merita ka mundësi ti…
Merita Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë!
Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.
Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa
Noka: Jeni me Edi Ramën
Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju. Unë jam me PD!