Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha vizitë zyrtare në Kosovë: Kundër gazit në Parlament

2016/03/10 at 3:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha vizitë zyrtare në Kosovë: Kundër gazit në Parlament

PRISHTINE- Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka deklaruar në Prishtinë se PD kërkon një Kosovë të fortë, një shtet të konsoliduar të së drejtës, demokraci funksionale dhe bashkim të gjithë energjive për rritjen e numrit të njohjeve dhe adresimin e prioriteteve të qytetarëve të Kosovës.

Basha gjatë vizitës së sotme në Kosovë, është takuar me krerët e pozitës, dhe me presidenten në largim, Atifete Jahjaga. Kurse, pasdite do t’i takojë përfaqësuesit e opozitës.

Pas një takimi me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një deklaratë për media Basha e Veseli kanë deklaruar se kanë diskutuar për situatën politike në Kosovë dhe në Shqipëri, si dhe për bashkëpunimin midis opozitë parlamentare në Shqipëri dhe formacioneve parlamentare në Kosovë.

Në kohën kur po mbahej takimi mes të dy këtyre liderëve, në po të njëjtën ndërtesë, opozita tentoi të pamundësojë mbajtjen e seancës së sotme, duke hedhur gaz lotsjellës.

Në pyetjen drejtuar Bashës se opozita në Shqipëri, a do ta marr për model hedhjen e gazit lotsjellës, ashtu si gjuajtjen me vezë, ai ka deklaruar se nuk do ta marrin për model, duke theksuar se gazi nuk është model për parlamentin.

Basha tha se opozita ka përgjegjësitë e veta për demokracinë dhe se opozita e Shqipërisë po bënë gjithçka për të realizuar përgjegjësit brenda kornizave të një shteti ligjor, e brenda të cilës kornizë është një hapësirë shumë e dobishme për luftën opozitare në Kosovë.

Megjithatë, Basha tha se debati, polemika, përplasja demokratike vetëm i shërben demokracisë, ndërsa ngërçi dhe dëmtimi i premisës për dialog nuk i shërben as demokracisë dhe as konsolidimit të shtetit të Kosovës, e cila është domosdoshmëri për Kosovën dhe për popullin shqiptar.

Basha gjatë kësaj vizite në Kosovë,pati edhe një mesazh për opozitën dhe për krerët e institucioneve të Kosovës. Mesazhi i tij ishte, i njëjti mesazh sikurse i Partisë Demokratike të Kosovë, ku kërkohen një Kosovë e fortë, dhe një shtet i konsolidua të së drejtës, dhe demokraci funksionale.

Adresimin e prioriteteve të qytetarëve të cilat kanë të bëjnë me ekonominë, me punësimin, luftën kundër varfërisë, luftën kundër krimit dhe korrupsioni, këto ishin pesë nga prioritetet që sipas Bashës mazhornaca dhe opozita duhet t’i marrin për bazë.

Me ardhjen e kryetarit të PDSH-së, partisë opozitare në Shqipëri, Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e ka mirëpritur, ku tha se një model si ky të merret shembull nga opozita në Kosovë.

Veseli në faljen e tij pas takimit me Bashën, tha se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë çështje të ndara por çështje të cilat i bashkojnë. Ai theksoi se sfida e dy vendeve tona është synimi për të ecur përpara, përmirësimi ekonomik, dhe avancimet në integrimet ekonomike.

Në këtë takim Basha ka uruar Veselin për marrjen e detyrës së kryetarit të PDK-së. Ku ka shprehur bindjen se edhe nën drejtimin e tij marrëdhëniet midis PDK-së dhe PDSH-së do të forcohen e konsolidohen në interes të qytetarëve trë Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat do të shërbejnë për interesat kombëtare.

Gjithashtu, ai ka uruar të parin e Kuvendit edhe për menaxhimin e situatës për zgjedhjen e presidentit të ri.

Pas këtyre takimeve, Basha u takua edhe me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti. Kurse, pasdite do të takohet me liderët e opozitës. /KosovaPress

Ju sugjerojmë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
Kronikë

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

9 Qershor, 2025 5:47 pm
Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
Politikë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

9 Qershor, 2025 5:43 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
Bota

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

9 Qershor, 2025 5:35 pm
Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj
Bota

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë: Rritje e dhunës te ekstremistët e rinj

9 Qershor, 2025 5:11 pm
Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën
Bota

Rusia thotë se ka nisur këmbimin e të burgosurve të luftës me Ukrainën

9 Qershor, 2025 4:57 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion
Aktualitet

ILD, Metani: 12 hetime disiplinore me indicie nga mediat, 46 kërkesa për informacion

9 Qershor, 2025 4:21 pm
Para
Video/ Ja si të përgatisni kek me karrota

Video/ Ja si të përgatisni kek me karrota

A është Tuna “zogu” më i mirë prej krejtve?!

Tuna ekspozon "zogun" në klipin e ri

Tahiri: Zjarri në laborator aksidental, PD të kërkojë falje

Tahiri: Nuk vendosim mure në kufi për emigrantët

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit

Pushuesit dhe policia shpëtojnë turisten spanjolle, u rrëzua në plazhin e Filikurit
9 Qershor, 2025

Policia e Himarës dhe pushues të rastësishëm i vijnë në ndihmë një turisteje spanjolle që kishte kërkuar ndihmë, pasi ishte...

Lexo më shumë

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi

Begaj pret në takim një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi
9 Qershor, 2025

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot një përfaqësi të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, të kryesuar nga...

Lexo më shumë

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
9 Qershor, 2025

Cristian Chivu, do të jetë trajneri i ri i Interit. Trajneri rumun që dikur ka veshur fanellën e Interit si...

Lexo më shumë

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve

Rusia kundër NATO: Forcimi i mbrojtjes do të jetë në kurriz të evropianëve
9 Qershor, 2025

Kremlini e përshkroi planin e afërt të Mark Rutte për një rritje të madhe të aftësive të mbrojtjes ajrore dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com