Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha tregon planin kundër krimit: Do gjurmojmë paratë e pista

2019/08/08 at 4:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha tregon planin kundër krimit: Do gjurmojmë paratë e pista

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë një konference për mediat deklaroi se selia blu po përgatit një plan për të luftuar krimin dhe pastrimin e parave në vend.


Basha tha se në muajin shtator do të do bëhen publike  detajet e planit kombëtar të PD, që parashikon hetimin e të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

Po ashtu, kryedemokrati tha se në planin e PD përfshihet dhe gjurmimi i parave të pista.

Deklarata e Bashës:

Në muajin shtator do të bëj të ditur në detaje planin tonë kombëtar kundër krimit dhe pastrimit të parave, i cili parashikon si hap të parë auditimin dhe hetimin e menjëhershëm pa asnjë përjashtim të të gjitha ndërtimeve dhe veprave publike të mbaruara, në proces apo të planifikuara.

Ndërkohë, ka nisur hartimi i disa ligjeve për luftën kundër krimit dhe pastrimit të parave të krimit.

  1. Një ligj për ndalimin e legalizimit në ekonomi të produkteve të krimit, që do të parandalojë investimin e parave të krimit në ekonomi, përmes çdo forme, nga veprimet financiare tek ndërtimet dhe çdo lloj aktiviteti tjetër. Kjo, si paratë e trafiqeve, edhe paratë e korrupsionit apo krimeve të tjera ekonomike.
  2. Një ligj për përgjegjësinë civile të personave private dhe bizneseve për dëmet nga korrupsioni. Nga Teatri, tek Unaza e Re, në Shkozë, tek Bulevardi i Ri, në Himarë dhe kudo ku aferat korruptive të Edi Ramës me kompani kliente të Edi Ramës kanë shkaktuar dëme, qytetarët do të kenë mundësinë të hedhin në gjyq civil për kompensim çdo zyrtar që i ka shkaktuar dëm buxhetit të shtetit dhe çdo kompani të përfshirë në akte të tilla. Milionat e Beketit, për t’i marrë si shembull më i dhimbshëm dhe i patolerueshëm i papërgjegjshmërisë korruptive të Edi Ramës duhet dhe do të paguhen nga Edi Rama dhe jo nga qytetarët. Paratë dhe asetet e kompanive do të paguajnë për dëmet pasurore të shkakuara shqiptarëve dhe arkës së shtetit.
  3. Një paketë të tërë ligjore për deklarimin dhe kontrollin e aseteve të politikanëve dhe punonjësve publikë, e cila do të forcojë rregullat e deritanishme, e cila synon të pamundësojë investimin e të ardhurave nga krimi dhe korrupsioni në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë pa u hyrë gjemb në këmbë.

Hetimi dhe auditimi do të ndjekë origjinën e parave të investuara si për ndërtimin e objekteve private, ashtu edhe për PPP-të apo koncesionet korruptive apo për blerjen e pasurive brenda dhe jahstë Shqipërisë.

Ky hetim do të bëhet në bashkëpunim me shërbimet e specializuara ndërkomëbtare.

Në këtë kuadër, Partia Demokratike ka marrë ekspertizë të huaj, të specializuar për hartimin e një programi të posaçëm për hetimin dhe rikuperimin e pasurive të tjerërsuara dhe të vjedhura te shqiptarëve. Ne jemi në kontakt me agjensitë kryesore në botë për luftën kundër krimit ndërkombëtar nga Europoli tek Interpoli, nga agjencitë e vendeve kryesore të BE, tek agjencitë e specializuara amerikane. Të gjitha kanë shprehur gatishmërinë të ndihmojnë.

  1. Që ditën e parë në pushtet, qeveria e re do të nxjerrë një fond të konsiderueshëm për të mundësuar hetimet dhe auditimet e thelluara dhe gjurmimin e parasë si në Shqipëri, edhe në çdo vend të botës.
  2. Ne do të bëjmë detyrim ligjor verifikimin e origjinës së të gjitha parave të investuara në ndërtim, në koncesione dhe në PPP.
  3. Ne do ta bëjmë detyrim ligjor që, për blerjen e çdo lloj pasurie të patundshme, të tregohet burimi i parave dhe pagesa e taksave në mënyrë që të regjsitrohet pasuria e patundshme në hipotekë apo regjsitrat e tjerë shtetërore.
  4. Ne do të shpallim një regjim të veçantë të kontrollit të pasurive publike dhe të të ardhurave për të gjithë punonjësit shtetërore, që punojnë në dhënien e lejeve dhe licensave në sektorët startegjikë të vendit përfshi atë financiar, të energjisë, dhe në veçanti, atë të infrastrukturës.
  5. Ne do të fusim inspektimin e detyrueshëm fizik të pasurive të drejtuesve të lartë të vendit si pjesë e deklarimit të të ardhurave dhe pasurive të tyre.

Që ditën e parë të qeverisjes, para çdo gjëje dhe mbi çdo gjë tjetër, ne do të ndërmarim një operacion të gjerë, të paparë ndonjëherë, me shtrirje nga Shqipëria në vendet e tjera për hetimin, zbulimin, gjurmimin dhe ndëshkimin e të gjithë vjedhjeve dhe grabitjeve që i janë bërë Shqipërisë./ Opinion. al E.Xh



Ju sugjerojmë

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën një person

2 Nëntor, 2025 6:47 pm
Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
Aktualitet

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

2 Nëntor, 2025 5:41 pm
Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
Aktualitet

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

2 Nëntor, 2025 5:06 pm
VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
Sport

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

2 Nëntor, 2025 4:35 pm
SHBA kufizon vizat për zyrtarët e huaj: Kanë gjobitur dhe intimiduar amerikanët
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: Hamasi vazhdon të rrëmbejë ndihmat për Gazën

2 Nëntor, 2025 3:33 pm
Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit
Aktualitet

Lamtumira e Fatos Nanos bashkoi Ramën me Kurtin, Ahmeti në krah të Ruçit

2 Nëntor, 2025 2:56 pm
Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga
Kronikë

Zbulohen 3 ambiente ku kultivohej kanabis në Malësi të Madhe,2 kushërinjtë në pranga

2 Nëntor, 2025 2:43 pm
Kush mund t’i sabotojë negociatat mes Trump dhe Putin?
Bota

Rusia: Takimi Trump-Putin i panevojshëm për momentin

2 Nëntor, 2025 2:33 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të ndërhyjmë, ndaloni mzorinë ndaj të krishterëve

2 Nëntor, 2025 2:02 pm
Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit
Aktualitet

Fatos Nano përcillet për në banesën e fundit

2 Nëntor, 2025 1:42 pm
Para
SHBA, arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

SHBA, arrestohen rreth 700 emigrantë të paligjshëm

Nuk deklaroni shpenzimet e dasmës? Vendoset gjoba 1 mijë euroshe

I ftuar në një dasmë, ja tre gjëra që nuk duhet ti bëni asnjëherë

Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë

Tërmeti i fuqishëm trondit Turqinë
















TE FUNDIT

Aksident në Fier, humb jetën një person

Aksident në aksin Shkodër-Velipojë, përplaset për vdekje një kalimtar
2 Nëntor, 2025

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Strum-Roskovec. Dy automjete  janë përplasur me njëra-tjetrën...

Lexo më shumë

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle

Pika kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës, rikthehet regjimi i lëvizjes pa kontrolle
2 Nëntor, 2025

Në pikat kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës është rikthyer regjimi i lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa shqiptare dhe...

Lexo më shumë

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz

Dilte në rrugë i veshur si punonjës policie/ Arrestohet 20-vjeçari në Kamëz
2 Nëntor, 2025

Një 20-vjeçar në Kamëz është arrestuar nga Policia e Tiranës, sepse mbante dhe përdorte padrejtësisht uniformën e Policisë së Shtetit...

Lexo më shumë

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb

VIDEO/ Arbër Hoxha shënon gol spektakolar në Zagreb
2 Nëntor, 2025

Dinamo Zagreb ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titull në kampionatin kroat, duke mposhtur Rijekën me rezultatin 2-1...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com