Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Të zbatohet dekriminalizimi, me paratë e drogës do blihen vota

2016/10/09 at 1:21 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Të zbatohet dekriminalizimi, me paratë e drogës do blihen vota

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi takim në degën 9 të PD në kryeqytet. Duke iu referuar raportit të Guardia di Finanza, e cila në monitorimin që i ka bërë vetëm 17% të territorit konstatoi 5 fishim të sipërfaqes së mbjell me lëndë narkotike, Basha tha se “kjo është pasojë e kriminalizimit të pushtetit dhe emërimit në poste kyçe të personave me rekorde kriminale”.

Lideri i opozitës u shpreh se pa zbatuar ligjin e dekriminalizimit në vend nuk mund të ketë zgjedhje normale, siguri dhe mirëqenie për qytetarët.

“Po të vesh Artur Bushin kryetar të bashkisë së Krujës, çfarë tjetër mund të presësh përveçse mbulimin e Bashkisë së Krujës nga droga dhe ndërtimin e aerodromeve të drogës në Bashkinë e Krujës?

Po të kesh Artur Bardhin në Kurbin, Elvis Roshin në Kavajë, Armando Prengen në Laç, Arben Ndokën në Lezhë e kështu me radhë nga jugu në veri, çfarë tjetër mund të presësh?

Kur kriminalizon shtetin, kur vendos trafikantët e dënuar në poste kyçe, kur këta të diktojnë përmes bashkëpunëtorit të tyre më të ngushtë, ministrit të brendshëm se kë do vesh shef policie, kë do vesh drejtor policie?

Kriminalizimi i shtetit nga Edi Rama dhe Saimir Tahiri i parapriu kthimit të Shqipërisë në një hambar droge. Kjo do të thotë se pa zbatuar reformën më të rëndësishme në vend ligjin e dekriminalizimit, ne nuk mund të ecim përpara, nuk mund të ketë as zgjedhje, as procese të tjera normale. Siguria mirëqenia janë në rrezik”.

Arsyeja pse Edi Rama ka zgjedhur aleancën me krimin, drogën dhe mafian e plehrave, theksoi kryetari i Partisë Demokratike lidhet me keqqeverisjen e tij dhe pamundësinë në këto kushte për t’u përballuar me qytetarët në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Plani i Edi Rames,- tha zoti Basha, -është që me para krimi, droge dhe plehrash të mund të blejë votën e qytetarëve dhe të mos përballet me mosmbajtjen e asnjë premtimi dhe me shtimin e varfërisë dhe papunësisë.

“Gjithçka ka bërë këto tre vite ka qenë kundër interesit të qytetarëve. Me klimën asfiksuese ndaj biznesit, ndaj punëdhënësve që ka shkatërruar mijëra vende pune në vend që të hapte qoftë dhe një të vetëm të ri; me kthimin e shëndetësisë shqiptare në mesjetë përmes koncesioneve korruptive dhe hajdutërisë së Ilir Beqës me Edi Ramën; me shkatërrimin e sistemit arsimor, duke djegur ëndrrat e mijëra maturantëve. Ndaj kanë vendosur një aleancë të hapur me drogën, me krimin, me mafian ndërkombëtare të plehrave”, u shpreh Basha.

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Rama në Librazhd: Politika e kazanit nuk e kupton dot Rilindjen

Rama në Librazhd: Politika e kazanit nuk e kupton dot Rilindjen

Emrat/ Kapen në flagrancë 6 trafikantët e drogës në Kukës

Plagosja në Tiranë, arrestohet autori. Sherri nisi në facebook

Një 22 vjeçar në Durrës me 260 mijë euro pasuri

Një 22 vjeçar në Durrës me 260 mijë euro pasuri

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com