Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas fjalës së Ministrit Tahiri në Kuvend, lidhur me ngjarjen e Elbasanit dhe akuzat e PD.
Sipas tij, shkak që njerëz të veshur me uniformë policie vrasin pa asnjë pengesë, është ortakëria Rama-Tahiri me krimin.
Basha deklaron se Ministri i Brendshëm ndërmjetëson me vrasës me pagesë.
“Ka mbytur policinë me persona të inkriminuar. Tahiri vetëm i shfajësohet baronëve të drogës.Ky palo ministër është faktori që i jep krahë kriminelëve”, thotë Basha.
Basha ka akuzuar gjithashtu Kryeministrin Rama se refuzon të sjellë në parlament “Byronë e Hetimit” dhe po ashtu ta votojë krijimin e saj.//a.h