Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira, Leku është zhdukur nga qarkullimi

2016/03/09 at 4:30 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira, Leku është zhdukur nga qarkullimi

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua me tregtarë në Poshnje si dhe me banorë të Lapardhasë, Velabishtit dhe Urës Vajgurore. Zyra e shtypit prane kesaj partie permes nje noftimi per mediat informoi lidhur me shqetesimet dhe pronlemet e radhitura prej tyre, gjate takimit me kreun e PD. Tregtarët në Poshnje u ankuan për mungesën e xhiros për shkak të papunësisë dhe varfërisë që sa vjen dhe rritet.
Tregtarë: Ky na ka futur në dhe. Shiko xhiron ditore që ne kemi bërë sot. Është turpi i botës, nuk kemi kokërr leku në xhep. Kokërr leku të paguajmë taksat, i kemi paguar kemi 20 vjet. Ky na ka futur në gropë. Kemi kalamajtë në shkollë. Që në mëngjes këtu të hapësh mallin janë 25 mijë lekë minus. Do të çojmë kalamajtë në shkollë, do të vejmë ne në punë, do blejmë naftë.
Tregtarë: Unë jam një tregtare 60 -vjeçe. Po vij në punë e sëmurë edhe as lekë, as gjë kam bërë sot. Shiko sa kam bërë sot, xhiroja ime që pastaj ai kërkon lekë nga ne. Shiko xhiron time. Gjithë atë mall kam unë atje, as s’po ha dot as bukë. Dëgjo këtu motrën, unë kam tre fëmijë, dy i kam jashtë, një e kam këtu. Shyqyr Zotit që s’kam fëmijë për të ushqyer se po të kisha fëmijë për të ushqyer unë do të mbytesha.
Basha: Ke bërë xhiro sot?
Tregtarë: 7 mijë lekë. 2 mijë lekë pagova vendin. Duhen 10 mijë lekë naftë sa do të marr të çoj në shpi unë?
Basha: Me sa e shisni?
Tregtarë: Po ça po shesim se mos po pyet njëri ta marri. Po ça do ta shesim?
Basha: S’pyet njëri ë?
Tregtarë : Po i themi ta marrë sa të dojë ai po s’po e merr pra.
Në takimin me banorët e Lapardhasë, Basha ka theksuar se Shqipëria është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.
“Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira. Leku është zhdukur nga qarkullimi. Puna ka rënë. Papunësia është rritur, varfëria është thelluar. Çmimet janë rritur, taksat janë rritur, fuqia blerëse ka rënë. Shumë shqiptarë e shqiptare i janë drejtuar emigracionit në dëshpërim. Mijëra familje kanë preokupim kryesor si ta mbyllin ditën sepse lekët e janë në duart e një grushti njerëzish të cilët i kanë bërë pallate, saraje, vila, pishina, konto bankare. Ky është i vetmi vend në Europë sot ku populli po varfërohet e qeveria po pasurohet.”
Në takimin me banorë të Velabishtit dhe të Urës Vajgurore, zoti Basha u njoh me shqetësimin e banorëve për papunësinë, mungesën e investimeve, rritjen e taksave etj. Vetëm vitin e kaluar tha Basha, shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë. 1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm dhe s’kanë bërë asnjë investim.
“Vendin në këtë situatë e ka katandisur keqqeverisja, mos qeverisja, qeverisja me krimin dhe korrupsioni në qeverisje. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 1.2 miliardë euro. Vetëm vitin e kaluar shqiptarëve iu kanë vjedhur 400 euro për frymë.1.2 miliardë të tjera i kanë marrë borxh këto dy vite e gjysëm. Por a keni parë gjë ju nga këto para të marra borxh? Keni parë ndonjë urë, a ndonjë rrugë, ndonjë shkollë të re këtu në Urën Vajgurore? A keni parë ndonjë vend pune të hapet? A keni parë ndonjë të mirë të kthehet tek ju?
Policit dhe burgut si ilaç për gjithçka ky i thotë reforma, këto janë reformat. Po ana tjetër? Po shëndetësia falas? Po 300 mijë vendet e punës? Po çmimet e ulura ku janë?
Pra, është një qeverisje që ka ardhur vetëm për të plaçkitur. Plaçkitja nuk është reformë. Plaçkitjes dem baba dem ne i themi vjedhje” .

Ju sugjerojmë

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
Rajoni

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

6 Qershor, 2025 2:03 pm
Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
Aktualitet

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

6 Qershor, 2025 1:58 pm
“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
Aktualitet

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

6 Qershor, 2025 1:46 pm
“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
Kryesore

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

6 Qershor, 2025 1:38 pm
“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër
Aktualitet

“Do eskortohet ekipi serb…”, rruga që do bllokohet përkohësisht sot e nesër

6 Qershor, 2025 1:35 pm
Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë
Aktualitet

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i plagosjes së dyfishtë në Rrogozhinë

6 Qershor, 2025 1:15 pm
EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

EMRI/ I dënuar me mbi 6 vite burg në Itali, arrestohet 42-vjeçari në Shkodër

6 Qershor, 2025 1:08 pm
Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve
Aktualitet

Kurban Bajrami/ Spiropali: Toleranca e bashkëjetesa fetare, një thesar i shqiptarëve

6 Qershor, 2025 1:02 pm
Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë
Bota

Sulm masiv rus me 400 dronë dhe 40 raketa në Ukrainë

6 Qershor, 2025 12:50 pm
“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori
Aktualitet

“Shqipëri-Serbi”, Alban Xhihani: Lojtarët të karikuar në maksimum, synimi Botërori

6 Qershor, 2025 12:35 pm
Para
Bora Kokëdhima shfaqet në helikopterë mbi alpe

Bora Kokëdhima shfaqet në helikopterë mbi alpe

Alarm nga uji me klor, përmban kimikate

Alarm nga uji me klor, përmban kimikate

Oferta marramendëse për foton e parë të djalit të Kardashian

Kanye West: Duhet ti jeni mirënjohës për fotot nudo

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave

Mali i Zi drejt mbylljes së kapitujve të negociatave
6 Qershor, 2025

Mali i Zi ashtu si Shqipëria synon që të mbajë një konferencë ndërqeveritare në fund të këtij muaji. Shefi i...

Lexo më shumë

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi
6 Qershor, 2025

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e...

Lexo më shumë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë

“E ngjashme me Japoninë”, arkitektët e huaj: Shqipëria do sjellë pranverë në Europë
6 Qershor, 2025

Për arkitektin e njohur japonez Kengo Kuma, Shqipëria është e ngjashme me vendin e tij të lindjes. Por në ç’kuptim?...

Lexo më shumë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë

“Blindohet” kryeqyteti, Serbia mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen ndaj Shqipërisë
6 Qershor, 2025

Ekipi kombëtar i Serbisë mbërrin sot në Tiranë për ndeshjen e së shtunës, më 7 qershor në orën 20:45, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com