Kandidati për kryetar të PD zyrtare, Lulzim Basha, Enkelejd Alibeaj dhe disa nga deputetët demokratët kanë marrë pjesë në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit Bill Clinton, i cili sot është në Tiranë me ftesë të Edi Ramës.
Basha së bashku me deputetët shihen teksa i afrohen karrigeve që janë venë nga Kryeministria për qytetarët dhe personalitetet që do të marrin pjesë në këtë ceremoni.
Ndërkohë, në këtë ceremoni do të mungojë presidenti Bajram Begaj, për arsye shëndetësore. Ndërkohë, ish-kryeminsitri Sali Berisha nuk është ftuar për të qenë pjesë e pritjes.
Qëndrimi i Clinton në kryeqytet edhe përgjatë ditës së nesërme përkon me përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.