Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme duke publikuar një video në “Facebook”, në të cilën thuhet se çmimet e energjisë në Shqipëri janë më të lartat në Ballkan.
Krahas videos, Basha shkruan “Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes”. Sipas Bashës, kryeministri Edi Rama ka dështuar pasi premtoi se do të ulte çmimin e energjisë elektrike.
Postimi i Bashës
Rritja e çmimeve të energjisë i ka varfëruar edhe më shumë shqiptarët. Mjaft më. Le të sjellim së bashku ndryshimin dhe t’i japim dritë të ardhmes./ Opinion.al