Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që më 8 korrik t’i bashkohen protestës së opozitës.
Përmes një postimi në “Facebook”, Basha ka publikuar një video në të cilën tregon për korrupsionin e qeverisë “Rama” si dhe për shkeljen e Kushtetutës më 30 qershor.
Kryedemokrati shkruan në postimin e tij, se ditën e hënë do të protestohet kundër diktaturës së krimit dhe bandës që ka grabitur shqiptarët.
Postimi
Të hënën #8korrik në ora 20:00, bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës së krimit, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit, bashkohemi kundër bandës që grabit gjithçka, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa! Asnjë hap pas! #RamaIk./ Opinion.al E.Xh.