TIRANE- Lideri demokrat Lulzim Basha ka reguar për mediat për protestën e sotme tek Liqeni. “Kemi të bëjmë me një tirani mbi Kushtetutën dhe ligjin”, tha Basha. “Dhuna e përdorur sot ndaj deputetëve dhe mbështetësve të PD është fundi i këtij regjimi”, vijoi ai.
Sakaq Basha tha se përgëzoj gazetarët dhe u bëj thirrje pronarëve të medias të mos censurojnë pasqyrimin e kësaj dhune që u ushtrua sot te Parku i Liqenit Artificial.