Për Lulzim Bashën, zërat ndryshe brenda Partisë Demokratike janë shenjë e modelit të tij udhëheqës.
Duke komentuar kritikat e deputetit demokrat Eduard Selami nga studio e ‘Top Story’, Basha tha se i konsideron ato si normale brenda një force politike, teksa pranoi se në PD ka vend për më shumë polemika se sa ato aktualet.
“Kjo është pjesë e modelit të ri. Ka pasur polemikë me Selamin dhe në fakt ka më pak nga çdo të dëshiroja. Ajo që lexoni në shtyp, në shumicën e rasteve është 50% e vërtetë. Thelbi i asaj që dua të them është që në PD ka vend për shumë më shumë polemikë nga çfarë ndodh aktualisht” – tha Basha