Në mbyllje të takimit me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland, kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë përpara mediave, ku ka folur mbi detaje të takimit. Basha ka konfirmuar fokusin e takimit, që ishte reforma në drejtësi duke u shprehur se: “Kjo reformë do të miratohet vetëm me konsensusin e të gjitha palëve”.
Përpara gazetarëve, Basha ka shtuar se tashmë opozita ka lëvizur nga qëndrimet e saj të mëparshme mbi pikat e reformës, por ajo i mbetet besnike paragrafit 88 të Komisionit të Venecias.
“Pala jonë ka një propozim konkret dhe ka vullnetin për të diskutuar”, ka thënë Basha.