Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka postuar një video-mesazh në faqen e tij të Facebook, ku i bën thirrje qeverisë të rrisë numrin e testimeve.
Numri i ulët i testimeve sipas Bashës fsheh të vërtetën dhe kushton jetë.
Kreu demokrat kërkon që të veprohet pa humbur kohë në mënyrë që të parandalohet shtimi i viktimave dhe të nërpritet zinxhiri i transmetimit.
“Për të evidentuar të prekurit nga COVID-19, dhe për të shkëputur zinxhirin e transmetimit, qeveria duhet të rrisë numrin e testimeve. Numri i ulët i testimeve fsheh të vërtetën dhe kushton jetë! Sa më pak testime, aq më pak persona të identifikuar, aq më shumë zgjatet zinxhiri i infeksionit, dhe rritet numri i të infektuarve dhe i viktimave. Sa më pak testime, aq më gjatë vazhdon karantina, dhe thellohet kriza ekonomike. Duhet vepruar TANI, çdo ditë e humbur kushton jetë!”, shkruan Basha. /Opinion.al