Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha-Nuland: Rama në krah të krimit, tentim për të prishuar zgjedhjet

2016/03/18 at 3:37 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Basha-Nuland: Rama në krah të krimit, tentim për të prishuar zgjedhjet

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është pritur sot në takim, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nga ndimësekretarja amerikane e Shtetit, Victoria Nuland.


Batha tha në takimin me Nuland se: “Shfaqja e Edi Ramës në krah të personave me rekorde kriminale menjëherë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, është dëshmi e qartë se ai jo vetëm nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi, por po mbështetet fort te krimi si shpresa e tij e vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet. Duke folur për reformën në drejtësi zoti Basha ka theksuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias ia kanë zbehur interesin Edi Ramës për reformën në drejtësi, pasi i është bërë e pamundur kapja e drejtësisë.”

Ja statusi i plotë i Z. Basha në profilin e tij zyrtar në fb

Basha-Nuland: SHBA do të ndihmojë Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme

Senatori Kirk: Korrupsioni i përhapur, papunësia e lartë, krimi i organizuar, pengojnë sot Shqipërinë për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e saj

SHBA do të ndihmojë Shqipërinë në garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, sikundër po monitorojnë me vëmendje hapat për implementimin e ligjit për dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi.

Kjo është theksuar në takimin që kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit Victoria Nuland.

Shfaqja e Edi Ramës në krah të personave me rekorde kriminale menjëherë pas vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit John Kerry, theksoi zoti Basha në takimin me sekretaren Nuland është dëshmi e qartë se ai jo vetëm nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi, por po mbështetet fort te krimi si shpresa e tij e vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet.

Duke folur për reformën në drejtësi zoti Basha ka theksuar se rekomandimet e Komisionit të Venecias ia kanë zbehur interesin Edi Ramës për reformën në drejtësi, pasi i është bërë e pamundur kapja e drejtësisë.

“Pata një takim jashtëzakonisht të mirë me Ndihmëssekretaren amerikane të Shtetit. Diskutuam për sfidat kryesore të Shqipërisë, çështjen e dekriminalizimit, reformë e vlerësuar posaçërisht nga sekretari Kerry në Tiranë dhe zhvillimet shumë negative pas vizitës së sekretarit Kerry në kushtrimin që Edi Rama i dha personave me rekorde të tmerrshme kriminale.

Kjo është një shenjë ogurzezë se Edi Rama nuk ka ndërmend të ndahet nga krimi por ka ndërmend ta përdorë përsëri krimin e në fakt po mbështet te krimi, pasi e ka krimin shpresën e tij të vetme për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke mos pasur asnjë siguri dhe asnjë shpresë se shqiptaret do t’i besojnë, e duke pasur te gjitha garancitë se shqiptarët do ta ndëshkojnë keqqeverisjen e tij për krimin dhe për korrupsionin.

Kjo vë në dyshim dhe motivet e Edi Ramës për reformën në drejtësi, tani që Komisioni i Venecias e ka bërë të pamundur për të, të kapë drejtësinë, të kapë prokurorin, të jetë vete kryeprokuror dhe kryegjyqtar i Shqipërisë.

Opozita ka vullnetin dhe vendosmërinë për të dhënë të gjithë kontributin e saj për reformën në drejtësi, për një drejtësi që do t’u shërbejë qytetarëve, jo politikanëve, që t’i shërbejë luftës kundër korrupsionit si një domosdoshmëri për Shqipërinë që të ecë përpara, që t’i shërbejë luftës kundër krimit, t’i shërbejë pra çmontimit të oligarkisë që është përgjegjëse për krizën ekonomike, për varfërinë, për papunësinë dhe për dëshpërimin që ka kapluar Shqipërinë dhe shqiptarët.

Zgjedhjet e lira dhe të ndershme ishin një tjetër temë shumë e rëndësishme e diskutimeve të mia me Ndihmës- sekretaren e Shtetit Nuland, ku ashtu si gjatë takimit me sekretarin Kerry në Tiranë, mora mbështetjen e plotë për të ndihmuar Shqipërinë të realizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme si një parakusht për të ecur përpara për zhvillimin e saj dhe në rrugën drejt integrimin në BE.”

Artikulimi i fundit i Edi Ramës për reformë apo zgjedhje ka zënë vend në takimin Basha-Nuland. Për liderin e opozitës nuk është tjetër gjë veçse një blof i Edi Ramës, pasi nuk i intereson reforma sipas “Venecias”.

“Diskutuam për këtë impostim qesharak të qeverisë e cila duket sikur ka interes për reformën në drejtësi por në fakt nuk po bën asgjë për reformën në drejtësi. Ka dy javë që refuzon dialogun politik, pikërisht që të sabotojë reformën në drejtësi sepse nuk i intereson reforma në drejtësi sipas Venecias. Ndaj dhe impostimi o reformë o zgjedhje, nuk është gjë tjetër veçse një blof i Edi Ramës.

Shqipëria duhet dhe do të ketë reformën në drejtësi që të vërë para përgjegjësisë ligjore dhe penale zyrtarët e korruptuar që u kanë vjedhur shqiptarëve vetëm vitin e kaluar 400 dollarë për frymë. Shqipëria duhet dhe do të ketë zbatim të ligjit të dekriminalizimit, në mënyrë që personat me rekorde kriminale që Edi Rama i mban me gajret për të kapur dhe prishur zgjedhjet e ardhshme ta dinë se nuk do të kenë asnjë të ardhme sepse përballë tyre nuk ndodhet vetëm Partia Demokratike apo opozita por të gjithë shqiptarët, demokrat e socialist, për t’i nxjerrë njëherë e mirë nga institucionet dhe politika.

Do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, parakusht për këtë është zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, reforma zgjedhore dhe një qeveri teknike që të ketë besimin e shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve që nuk do ti vjedhë më siç bënë para 8 muajsh.

Jam i sigurt se shqiptarët do t’i japin kësaj qeverisje në kushte të barabarta loje atë që meriton, e do të hapë për Shqipërinë një rrugë tjetër, një rrugë të re. “

Nisur nga eksperienca negative e ndryshimit të ligjeve konsensuale nga ana e mazhorancës pa nisur zbatimin, ka bërë që opozita të ketë strategjinë e saj për të pamundësuar ndërhyrjet e qeverisë për të ndryshuar ligjet pas miratimit të paketës kushtetuese të reformës në drejtësi. Këtë strategji zoti Basha ka preferuar ta ndaje fillimisht me partneret amerikanë, të investuar fort për këtë reformë.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se reforma duhet të fillojë me Byronë Kombëtare të Hetimit, si test i vullnetit të mazhorancës, si dhe për t’i hapur rrugë pa vonesë hetimit të korrupsionit në nivele të larta.

“Ky do të ishte një test i vullnetit të qeverisë dhe një tregues për të gjithë se kush e do reformën në drejtësi dhe kush jo. Nga ana tjetër një qeveri e cila ka zhbërë konsensusin për ligje shumë të rëndësishme siç ishte ligji për nëpunësin civil, ligji për Gjykatën Administrative apo siç ishte para një jave ligji për RTSH-në, ka humbur çdo besueshmëri, jo vetëm para opozitës dhe shqiptarëve por edhe para partnerëve ndërkombëtarë se është në gjendje të respektojë marrëveshjet e arritura.

Se është në gjendje të implementojë ligje të arritura me konsensus në vend që t’i ndryshojë ato menjëherë sapo ato të hyjnë në fuqi dhe në disa raste akoma pa hyrë në fuqi. Prandaj miratimi i ndryshimeve kushtetuese dhe atyre legjislative duhet të behet si një paketë e tërë dhe jo veç e veç. Dhe së dyti, prioritet duhet të ketë lufta kundër korrupsionit për të cilën Byroja Kombëtare e Hetimit duhet të luaj një rol të veçantë dhe kjo është arsyeja pse ne propozojmë dhe mbështesim hapat e menjëhershëm për vënien në jetë të këtij projekti, në mënyrë që hetimi i korrupsionit në nivele të larta të nisë pa asnjë vonesë.”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua me senatorin Mark Kirk, Bashkëkryetar i Grupit të Cështjeve Shqiptare në Senatin Amerikan. Zoti Kirk ndërsa vlerësoi arritjet e Shqipërisë në këto 25-vite si anëtarësimi në NATO, liberalizimi i vizave dhe kontributin që Shqipëria ka dhënë për sigurinë globale, theksoi se korrupsioni i përhapur, papunësia e lartë, krimi i organizuar, ndërmjet të tjerash e pengojnë sot Shqipërinë për të shfrytëzuar të gjithë potencialin e saj. Senatori Kirk theksoi vullnetin e tij për të mbështetur Shqipërinë, për të forcuar institucionet demokratike, zbatimin e ligjit, promovimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe për të forcuar integrimin rajonal dhe ndërkombëtar.

 



Ju sugjerojmë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
Kronikë

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

22 Qershor, 2025 6:24 pm
Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
Bota

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

22 Qershor, 2025 6:19 pm
Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
Kronikë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

22 Qershor, 2025 6:16 pm
Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
Bota

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

22 Qershor, 2025 5:54 pm
Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan
Bota

Inteligjenca Artificiale dhe bombarduesit e padukshëm: Kombinimi pas sulmit amerikan

22 Qershor, 2025 5:37 pm
Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit
Bota

Lufta në Rripin e Gazës, mbi 200 viktima në 48 orët e fundit

22 Qershor, 2025 5:23 pm
Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin
Bota

Sekretari amerikan i Shtetit: SHBA të gatshme për dialog me Iranin

22 Qershor, 2025 5:21 pm
Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë
Bota

Paralajmëroi hakmarrje, SHBA-Iranit: Do ishte gabim i rëndë

22 Qershor, 2025 5:05 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

SHBA sqaron qëndrimin e saj pas sulmeve: Nuk jemi në luftë me Iranin

22 Qershor, 2025 5:00 pm
3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj
Aktualitet

3.4 milionë vizitorë të huaj në 5 muaj

22 Qershor, 2025 4:56 pm
Para
Intervista/ Xhaka: Ja dënimi që mora pasi i shkula flokët kundërshtarit

Intervista/ Xhaka: Ja dënimi që mora pasi i shkula flokët kundërshtarit

Ja kush ështe kryeplaku i Manzës që u vra sot me çekiç pas koke

Ja kush ështe kryeplaku i Manzës që u vra sot me çekiç pas koke

Martohen Blero dhe Afrona

Martohen Blero dhe Afrona

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake

Durrës/ Mbytet në det turistja boshnjake
22 Qershor, 2025

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:30 në lagjen nr. 13 në Durrës, ku shtetasja S. T., 66...

Lexo më shumë

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite

Presidenti iranian: SHBA-ja është nxitësi kryesor i sulmeve izraelite
22 Qershor, 2025

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, ka reaguar pas sulmeve të SHBA-së në tre centrale bërthamore iraniane, duke thënë se tregojnë se...

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona

Aksident në rrugën Librazhd-Qukës, plagosen tre persona
22 Qershor, 2025

Një aksident i rëndë është regjistruar në aksin nacional Librazhd-Qukës. Tre automjete janë përfshirë në aksident, ku për pasojë janë...

Lexo më shumë

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin

Mbyllja e Hormuzit? SHBA-të i bëjnë thirrje Kinës të pengojë Iranin
22 Qershor, 2025

Pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan impiantet bërthamore iraniane, Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, i ka bërë thirrje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com