TIRANE- Lideri demokrat Lulzim Basha sot është artikuluar qartë për ligjin e Byrosë së Hetimit, i cili u miratua dje nga Qeveria. “Drafti i Ramës nuk është ai i dakordësuar nga ndërkombëtarët dhe për të cilin kishim rënë dakord të gjitha palët”, tha Basha.
“Ajo ku ndahemi Ne me mazhorancën është fakti se Byroja e Hetimit duhet të jetë e varur 100 % nga Prokurori i Përgjithshëm”, tha më tej lideri i opozitës. /Opinion.al/