Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nis fushatën: Do ti fitoj zgjedhjet me program dhe ekip

2016/04/05 at 4:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha nis fushatën: Do ti fitoj zgjedhjet me program dhe ekip

Lulizm Basha është besimplotë në fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, për shkak të ekpit dhe programit që demokratët kanë. Por për të garantuar fitoren, tha ai në disa takime të tjera në Fier, do të punohet për zgjedhje të lira.


“Partia Demokratike është e përqendruar në tre drejtime kryesore për fitoren e zgjedhjeve, liria e votës, programi dhe ekipi”, tha Basha në Fier.

Bashkebisedimi me banorë të Fierit

Basha: “Me zgjedhje të lira e të ndershme, me ofertë programesh ta shikojmë pastaj se kush është më i zoti, ta shikojmë pastaj kush jep shpresë dhe besim për të nesërmen ky bojaxhiu batutaxhi apo Partia Demokratike dhe ekipi im europian që do t’i japë patjetër Fierit dhe Shqipërisë demokracinë dhe ekonominë europiane që meriton”.

Nga pamjet filmike të ofruara nga Partia Demokratike, bëhet me dije se në bashkëbisedimin e kreut të opozitës me banorë të disa fshatrave të Fierit, sërish është diskutuar për problematikën që banorët kanë në punimin e tokës për shkak të taksave dhe tarifave të larta, por edhe me përballjen me kujdesin shëndetësor dhe arsimor

Banor: Unë kam qenë supersocialist. Kam patur një vëlla të sëmurë dhe e kam të sëmurë. Me 30 mijë lekë në muaj, ia hoqën edhe atë pensionin. Unë sot kam kartën e Lulzim Bashës sot në xhep. Ja ta tregoj është firma jote e Lulzim Bashës, sepse PS e ka groposur këtë vend.

Banor: Këtu bie një shi dhe ne notojmë në ujë. Ne notojmë në ujërat e zeza, dalin të gjitha të zezat. Këtu uji i pijshëm është katastrofë. Katastrofë janë gjobat, 15 mijë lekë aforfe. Unë vetë i gjashti i papunë, vetëm nëna ime pensioniste.

Basha: “E patë se si lavdëroi drejtoreshën e Doganave, drejtoreshën e Tatimeve. Tallje më cinike me shqiptarët nuk mund të ketë. Për çfarë i lavdëroi që i dhanë buxhetit të shtetit një gropë prej 400 milionë dollarësh vitin e kaluar, sipas të dhënave të Ministrisë së Financave?! Për çfarë i lavdëroi, për të ashtuquajturin aksion kundër informalitetit me anë të cilit sipas të dhënave të Ministrisë së Financave në periudhën shtator –tetor u mbyllën 73 mijë vende pune?! Për çfarë i lavdëroi, që si rezultat i kërbaçit, arbitraritetit, gjobave nuk u mblodhën më shumë por u mblodhën më pak lekë sepse informaliteti u rrit, bizneset falimentuan.
E vetmja që pësoi rritje të vërtetë ishte fatura e ryshfetit.

Mjeke: Qytetarët e Fierit po të duan ta shikojnë që në 06:30 të mëngjesit që mbajnë radhën aty për të marrë një sërë analizash, duke filluar nga analizat më ordinere për të marrë një patentë, lëre kur marrin analizat dalin me prostatë. Kam patur fatin se e kam parë vetë. Këtë e them jo për të qeshur por është një fakt.

Basha: I merr paratë nga taksat tona dhe në vend që ti çojë për trajnim të personelit shëndetësor, në vend që ti çojë për kushte më të mira të urgjencës apo të reanimacionit, apo të sallave të kirurgjisë i bën rrush e kumbulla për të ashtuquajturin check-up-e. Që ja këtu u konfirmua edhe një herë, jo se kishte nevojë për konfirmim që nuk sjellin asnjë dobi. Pse? Sepse janë fallso, sepse nuk bëhen. E gjithë skema e check-up-eve është në fakt një skemë gjigande e korrupsionit. Me një milionë euro në muaj ne mund të përfundonim brenda një viti 12 urgjenca jashtë Tiranës. Mund të ngrinim këtu në Fier një sallë moderne të kirurgjisë. Po nuk e bëjnë këtë sepse këto para që dalin nga taksat e shqiptarëve përfundojnë drejtpërdrejtë në xhepat e qeveritarëve”.

Mësuesit u ankuan për persekutimin që u bëhet, të cilët pavarësisht prej kualifikimit transferohen në shkolla të largëta dhe në vend të tyre emërohen mësues pa arsim përkatës vetëm se kanë teserë partie. Një tjetër kërkesë në drejtim të zotit Basha ishte për hapjen e universitetit në Fier.

Banor: Me ardhjen në pushtet të PD të rishikojë mundësinë e mbështetjes të rihapet Universiteti i Fierit si një qendër shumë e madhe, ku mund të përgatiten specialistë në shumë fusha, të bujqësisë, të veterinarisë, të zooteknikës, të naftës, të arsimit, të shëndetësisë, të ekonomisë e me radhë.
Mësuese: Kam tre vite që nuk na japin 2%-in e pagës që na i mbajnë në muaj. Vështirësinë e rrugës jo e jo. Kam dy vite rresht që të gjithë mësuesit në fundviti nga muaji nëntor-dhjetor e deri në janar na shesin kredite.
Mësuese: Unë lëviz në tre shkolla, pa i marrë parasysh shkallët e kualifikimit tim, 5-vjeçar dhe 10-vjeçar. Zysha të tjera që thjesht sepse kanë teserën e PS-së dhe të LSI-së vazhdojnë të qëndrojnë në atë shkollë, duke mos iu referuar le të themi meritokracisë, figurës dhe dinjitetit të mësuesit po boll bindjeve partiake. Është shumë e turpshme kjo që po ndodh me arsimin shqiptar. Na vjen zor që ballafaqohemi me situata të tilla kur dinjiteti jonë përbuzet, përbaltet, figura e mësuesit është bërë për të ardhur keq.

12916868_1118194214898425_1888604685927452835_o12916871_1118194078231772_3660588925730874887_o12973154_1118194064898440_5786550176380373289_o12916910_1118194621565051_6995770383822234510_o



Ju sugjerojmë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë
Aktualitet

Vetëplagoset me armën e gjahut 57-vjeçari në Postribë

9 Qershor, 2025 7:11 pm
Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi
Aktualitet

Inflacioni në Maj zbret në 2.2%, shtrenjtohet argëtimi

9 Qershor, 2025 6:58 pm
Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse
Bota

Ukrainasit rrëzojnë avionin spiun të Putinit në tokën ruse

9 Qershor, 2025 6:53 pm
Para
Maskat grabisin në mes të Tiranës 

PS nuk dorezon sërish Armando Prengën, e mbron me ligj

Presidenti i Islandëz/ Refuzon kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Islandëz/ Refuzon kërkesën për zgjedhje të parakohshme

Barcelona-Atletico M/ Ja sa kilometra kanë përshkuar në këtë Champions

Barcelona-Atletico M/ Ja sa kilometra kanë përshkuar në këtë Champions

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
9 Qershor, 2025

Shumica socialiste dhe opozita në konferencën e kryetarëve nuk u dakortësuan në miratimin e kalendarit për punimet e Kuvendit në...

Lexo më shumë

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
9 Qershor, 2025

Java që ndryshon fatin! Astrologia Meri Shehu në emisionin “Rudina” në Tv Klan bëri parashikimin për këtë javë për 12...

Lexo më shumë

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
9 Qershor, 2025

Pesë referendumet që u mbajtën në Itali gjatë dy ditëve të fundit kanë dështuar për shkak të pjesëmarrjes së ulët....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com