Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha nga Belshi: Biznesi i vogël po keqtrajtohet që të pasurohet Rama

2019/08/04 at 3:17 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha nga Belshi: Biznesi i vogël po keqtrajtohet që të pasurohet Rama

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dënoi atë që ai e quajti dhunë e gjobave ndaj bizneseve të vogla, me të cilat mbijetojnë shumica e familjeve shqiptare.

Në një takim me strukturat e PD në Belsh, zoti Basha tha se aksioni i tatimorëve është dhunë ndaj biznesit të vogël bëhet për të financuar “grykësinë dhe luksin” e Edi Ramës me disa klientë të tij milionerë.

“Rama është sponsorizuesi dhe përfituesi kryesor i informalitetit. Ai kaloi ligjet që favorizojnë klientët dhe oligarkët e tij, ndërkohë që rëndon me taksa, tarifa dhe gjoba sipërmarrjet e vogla dhe të mesme” tha Basha.

Kreu i opozitës tha se biznesi i vogël po keqtrajtohet dhe kjo është një nga arsyet pse njerëzit e braktisën Ramën më 30 qershor, duke e kuptuar se ato votime nuk ishin në interes të qytetarëve, por për të thelluar hajdutërinë, grabitjen dhe babëzinë e Edi Ramës, që janë sot aktiviteti i vetëm politik dhe ekonomik i tij.

“Vetëm këtë javë, nga tenderi korruptiv për uniformat e policisë, 15 milionë euro zhduken në xhepat e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Nga tenderi korruptiv monopolist për sistemin e ri të faturimit të biznesit, që nxjerr jashtë përdorimit kasat fiskale, i shtojnë me ligj një taksë të re deri në 100 euro biznesit. Këtë po e bën një kompani fantazëm, gjoja kroate, por, në fakt është kompania e keshilltarit kroat te Edi Rames dhe paratë do të ndahën me familjarët e kryeministrit.” u shpreh Basha.

Duke iu referuar edhe ligjeve dhe vendimeve speciale për Teatrin dhe të Kopshtit Botanik që sipas tij bëhen për të ndërtuar kulla, Basha u shpreh se “politika e vetme e hajdutit psiqik në krye të qeverisë është grabitja për pasurimin e pandalshëm”.

“Në qoftëse para 6 vjetësh raporti i OSBE thoshte që ka 200 milionë euro pasuri, akoma pa u ulur në karrigen e kryeministrit, imagjinoni tani! Tani është vërsulur me shpejtësi që t’i bëjë të gjitha këto grabitje të mëdha menjëherë, pasi e ndjen që po afron ora e fundit.” tha kreu opozitës.

Kreu i demokratëve përmendi gjetjet e KLSH-së, sipas të cilit qeveria Rama, vetëm vitin e kaluar ka shpërdoruar, abuzuar dhe grabitur 1. 4 mld euro, para të mbledhura nga taksat e qytetarëve, “Grabitja, vjedhja dhe hajdutëria e Edi Ramës është arsyeja pse Shqipëria është sot papunë, është arsyeja se përse gjendja ekonomike është sot më e keqja në dy dekada.”- theksoi lideri i opozitës.

Lulzim Basha shprehu vendosmërinë për t’iu përgjigjur thirrjes për ndryshim që 85 % e shqiptarëve bënë më 30 Qershor.

“Ka vetëm një forcë që ka fuqinë politike, përvojën qeverisëse, vizionin, vendosmërinë e, mbi të gjitha, kredon morale për ta sjellë këtë ndryshim përmes zgjedhjeve të lira e të ndershme – tha kreu i opozitës.- Ajo forcë është Partia Demokratike e Shqipërisë.” tha ai. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
Bota

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

19 Qershor, 2025 10:45 pm
I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
Kronikë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

19 Qershor, 2025 10:01 pm
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

19 Qershor, 2025 9:29 pm
Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
Bota

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

19 Qershor, 2025 9:12 pm
SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë
Bota

SHBA: Ushtria jonë është forca më vdekjeprurëse në botë

19 Qershor, 2025 8:46 pm
New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit
Bota

New York Times: Irani i gatshëm për armëpushim, do e pranonte ftesën e Trumpit

19 Qershor, 2025 8:33 pm
Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi
Sport

Tirana ndërpret bashkëpunimin me trajnerin Shkëmbi

19 Qershor, 2025 8:31 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump

19 Qershor, 2025 8:26 pm
Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?
Life Style

Pse rrudhen gishtat në ujë dhe çfarë tregojnë për shëndetin tonë?

19 Qershor, 2025 7:56 pm
Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…
Politikë

Rama batuta me socialistët: Shqetësohuni ditën kur Gramozi s’do jetë në oborr…

19 Qershor, 2025 7:48 pm
Para
Arrestohet 29-vjeçari, kishte lënë pa energji elektrike banorët e qytetit

Arrestohet 29-vjeçari, kishte lënë pa energji elektrike banorët e qytetit

Mediu: Opozita nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve lokale

Mediu zbulon përpjekjen e OSBE për ndërmjetësim dhe se kush e ndërpreu

Ajo i dhuroi veshkën, Selena Gomez nuk flet më me shoqen e fëmijërisë

Ajo i dhuroi veshkën, Selena Gomez nuk flet më me shoqen e fëmijërisë

TE FUNDIT

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza

Forcat izraelite vrasin 12 persona, po prisnin ndihma në Gaza
19 Qershor, 2025

12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite ndërsa prisnin ndihma humanitare në pjesën qendrore të Gazës, sipas ekipeve të shpëtimit...

Lexo më shumë

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli

I akuzuar për vrasje për gjakmarrje, arrestohet shqiptari në Angli
19 Qershor, 2025

Një shtetas shqiptar, i akuzuar për disa vepra penale, mes të cilave edhe vrasje për gjakmarrje, është arrestuar në Angli...

Lexo më shumë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë
19 Qershor, 2025

Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur...

Lexo më shumë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë

Departamenti i Shtetit thirrje amerikanëve: Largohuni nga Irani menjëherë
19 Qershor, 2025

Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë të largohen menjëherë nga Irani. “Bëni një plan për t’u...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com