Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha: Në Shqipëri 10 mijë ton drogë, Tahiri lufton prokurorët, lë të lirë Habilajt, Balilajt

2016/10/07 at 3:12 PM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Basha: Neni 13, Rama do t’u mbyllë gojën gazetarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se nuk ofron asnje zgjidhje per krizen ekonomike ne vend./r/n/r/nLeader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, where has accused Prime Minister Edi Rama, it offers no solution to the economic crisis in the country.

Kryetari PD, Lulzim Basha reagoi pas publikimit të raportit të përbashkët të drogës nga Guardia di Fianca dhe Policisë së Shtetit. “Nëse afro 20 ton drogë të kapura nga policia italiane përfaqësojnë, 0,2% të drogës së Shqipërisë, atëherë në total janë 10 mijë ton drogë të prodhuar në Shqipëri”, u shpreh Basha.


Ai akuzoi qeverinë si organizatë droge, ndërsa tha se Al Kaponet e drogës janë kryeministri Rama e ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. “Rama krihet para ekraneve, asnjë analizë, asnjë raport serioz për logjistikën për lidhjet me krimin ndërkombëtar. Gjithçka lihet në heshtje. Këto tregojnë qartë se qeveria, Rama dhe Tahiri janë brenda organizatës më të madhe të drogës. vetë qeveria, këta janë Al Kapone-t e dorgës”, tha ai.

“Në gjithë këtë proces asnjë trafikant i arrestuar përveç fakir fukarenjve që punojnë si skllevër, Habilajve dhe Balilajve nuk iu hyn asgjë në këmbë. Rama dhe Tahiri luftuan prokurorët që iu vunë kundër drogës…Brenda 3 ditëve u sekuestruan 26 ton drogë nga një aksion i prokurorisë”.

 

Deklarata e plote e Bashës

Shumë prej jush mund të kenë ndjekur sotpërfundimin e raportimit të monitorimit të territorit shqiptar nga ajri, nga ana e partnerëve italianë, Guardia di Finanza dhe agjencive të tjera ligj zbatuese italiane.
Sot bashkë me kërkesën time për publikimin e plotë dhe të shpejtë të këtij raporti, dua t’ju njoftoj se edhe opozita është informuar zyrtarisht nga autoritetet italiane se pas vrojtimit të 17% tëterritorit të Shqipërisë nga ajri rezulton 5-fishim i sipërfaqes së mbjellur me drogë.

Pra, sipërfaqja e mbjellë me drogëështë rritur nga 44.7 ha vitin e kaluar në 213.7 ha këtë vit, një 5-fishim i sasisë, i sipërfaqes të mbjellë me drogë.

Bëhet fjalë të nderuar qytetarë jo për të gjithë territorin e Shqipërisë, por për vetëm 17% të territorit të vrojtuar, ndërkohë që 83% e territorit të Shqipërisë nuk ka arritur të vrojtohet.

Po kështu në këtë 17% të territorit tëvrojtuar ku kemi një 5-fishim të sipërfaqes të mbjellë me drogë, nuk ka arritur të vrojtohet cikli i parë prodhues i farës vietnameze sepse ajo është korrur javën e parë të qershorit, ndërkohë që vrojtimi nga ajri i partnerëve italianë ka nisur javën e tretë të qershorit.

Raportimet e medias italiane tregojnë për dhjetëra tonë drogë të ardhura nga Shqipëria që janë kapur në brigjet italiane, ndërkohë që policia shqiptare sot pretendoi se kishte asgjësuar 99.8%.

Pra, nëse këto dhjetëra tonë drogë, afro 20 tonë të konfirmuara, ndoshta më shumë, të kapura nga policia italiane përfaqësojnë 0.2% të sasisë së drogës së prodhuar në Shqipëri këtë vit, atëherë flasim për një prodhim minimal prej 10 mijë tonë drogë këtë vit në Shqipëri. Shifër që mund të jetë edhe dyfishi i kësaj.

Shqipëria është kthyer në hambarin më të madh të drogës në Europë. Ne e paralajmëruam. Ne kërkuam nisjen e monitorimit nga ajri dhe i kërkuam autoriteteve shqiptare, Kryeministrit, ministrit të Brendshëm të nisë parandalimin muaj më parë. Por Edi Rama dhe Saimir Tahiri në vend që të vepronin u tallën dhe sulmuan opozitën.

Sepse të parandalonin kultivimin e drogës, të parandalonin 5-fishimin në vetëm 17% të territorit do të thoshte të sulmonin interesat e veta.

Prandaj në gjithë këtë proces nuk kemi asnjë trafikant të arrestuar e të proceduar përveç fakir-fukarenjve që punojnë si skllevër bashkë me fëmijet e tyre në arat e kanabisit.

Prandaj habilajve e balilajve dhe ushtarëve të tyre nuk u hyn një ferrë në këmbë.

Edi Rama dhe Saimir Tahiri nuk kishin prioritet të luftonin kultivimin e drogës, por të luftonin opozitën, të luftonin median, të luftonin qytetarët që denonconin ditë për ditë njollën e drogës që hapej e përhapej, e gëlltiste hektarë të tërë në mbarë Shqipërinë.

Kishin prioritet të luftonin dhe denigronin ata prokurorë me integritet e të guximshëm që iu kundërvunë me guxim drogës, t’i pengonin në aksionin e tyre. Ndonëse nuk arritën dot që brenda tre ditëve të kësaj jave të konfiskoheshin 26 tonë drogë. Drogë e kartelit të drogës në bashkëpunim me Edi Ramën dhe Saimir Tahirin, të cilëve iu iku zëri, iu trash gjuha, në vend që të përgëzonin këtë aksion të Prokurorisë.
Droga ka përfshirë masivisht shoqërinë. Dje patë rastin e fundit dhe të bërë publik të nxënësve të shkollës së Paskuqanit, pasojat katastrofike për këta të rinj, për familjet e tyre. Por ju e dini fare mirë, siç e di edhe unë, e ndjek me shqetësim të përditshëm që konsumi i drogës në gjimnazet tona është rritur dhe po rritet dita –ditës.

Këto janëkonkluzionet që mund të nxjerrim nga të dhënat zyrtare të monitorimit:

E para: Shumëfishimi i sipërfaqes nga 44.7ha në 213.7 ha, 5-fishim i sipërfaqes vetëm në pjesën e monitoruar, që nuk është as 1/5-a e territorit të Shqipërisë.

E dyta: Parcelat e asgjësuara dhe të kapura ku trafikantët janë ndaluar kanë protagonistë vetëm Prokurorinë dhe policinë e vendeve fqinje. Sepse siç e keni parë policët e Saimir Tahirit, njerëzit që ka vënë në poste kyçe kanë qenë garant dhe pjesëmarrës në kultivimin e drogës.

E treta: Janë ndaluar dhe proceduar roje, njerëz të thjeshtë, fakir-fukarenj të punësuar në të zezë që marrin 20 mijë lekë (të vjetra) në ditë. Asnjë prej bosëve, prej peshqve të mëdhenj apo të mesëm, asnjë prej oficerëve të policisë që janë kujdestarë dhe garantë të drogës. Sepse këta narko-trafikantë me uniformë zakonisht kur bien në rrjetën e operacionit të prokurorisëlajmërohen në kohë nga shefat e tyre të mëdhenj dhe largohen në drejtim të paditur.

E kartërta: Shqipëria ka hyrë në syrin e ciklonit sa i përket drogës. Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mediat e lira të perëndimit kanë ngritur alarmin. Edi Rama eglendiset dhe krihet para ekraneve. Por nuk ka asnjë analizë, asnjë raport serioz për strukturimin e grupeve kriminale të drogës, për organizimin e tyre, për logjistikën e tyre, për lidhjet e tyre me krimin ndërkombëtar, gjithçka lihet në heshtje.

Të gjithë këta faktorë të marrë së bashku tregojnë qartë atë që e di sot i madh dhe i vogël; se qeveria është brenda, se Edi Rama dhe Saimir Tahiri janë brenda në organizatën më të madhe të drogës qëështë vetë qeveria; se këta janë Al Kaponët e drogës.Droga e 5-fishuar në territor është pra vepër e Al Kaponeve në qeveri, në bashkëpunim të ngushtë me kartelin e drogës,është alternativa e Edi Ramës.

Sot Saimir Tahiri duhet të ishte një ministër i shkarkuar. E vërteta e drogës, e vërteta që ajo ka mbuluar vendin me një organizim mes Ramës, Tahirit dhe krimit është e vërteta e një perandorie financiare me qindra milionë euro, para të pista që Edi Rama i ka nëplan t’i fusë në zgjedhjet e ardhshme, para të krimit që sipas mediave ndërkombëtare që jo vetëm po destabilizojnë Shqipërinëpor edhe rajonin.

Sot, ndërkohë që Edi Rama zaptoi ekranet duke iu thënë shqiptarëve sa të mira janë plehrat që po ju sjell, me qëllim për të larguar vëmendjen nga të dhënat zyrtare të kultivimit dhe të trafikimit të drogës që tregojnë 5-fishimin, sot pra portali më i madh i lajmeve në perëndim “Huffington Post” botoi një analizë të gjendjes së drogës në Shqipëri, autori ështëLuke Coffey, drejtor i Qendrës për Politikë të Jashtme i Fondacionit Heritage. Një nga njohësit më të mirë dhe më të vlerësuar të politikës së jashtme amerikane i cili paralajëmroi në këtë analizë se droga shqiptare tashmë përbën rrezik për destabilizimin e gjithë Ballkanit dhe një problem për mbarë Europën.

Luke Coffey argumenton se një nga motivet e lejimit të drogës nga qeveria ështëmbajtja e pushtetit me anë të parave të drogës për vitet e ardhshme. Ai u bën thirrje Uashingtonit dhe qeverive europiane të merren seriozisht me gjendjen në Shqipëri.

Edi Rama ka bërë legalizim “de facto” të kësaj të keqe që po rrënon Shqipërinë, por duke e kontrolluar ai vetë me Tahirin e bandat e tij. Populli argat, emigrant, i burgosur ose skllav në fermën e madhe të drogës të Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.

Saimir Tahiri nuk mund të qëndrojë më asnjë ditë në detyrë.

Qytetarë shqiptarë, demokratë e socialistë, pjesëtarë të shoqërisë civile: ne gjendemi përballë shtetit narko-trafikant. Shteti ligjor në Shqipëri ka rënë. Bashkë me tëçdo garanci për lirinë dhe mirëqenien e çdo shqiptari. Ndaj ky kartel nuk na lë asnjë zgjidhje tjetër përveçse të ngrihemi, të bashkohemi, të përballemi e ta rrëzojmë narko-kartelin që ka rrëzuar Republikën e Shqipërisë.



Ju sugjerojmë

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
Rajoni

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

6 Qershor, 2025 6:35 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve
Bota

Shtetet e BE-së synojnë të ulin kompensimin për vonesat e fluturimeve

6 Qershor, 2025 5:11 pm
Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!
Bota

Politikanët në Rusi ‘tallen’ me sherrin Trump-Musk: Mos u grindni djema!

6 Qershor, 2025 4:59 pm
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

6 Qershor, 2025 4:49 pm
Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve
Sport

Serbët përgjojnë stërvitjet e Sylvinho-s, pamje filmike nga përgatitja e kuqezinjve

6 Qershor, 2025 4:37 pm
Para
Vajza, ja disa nga arsyet pse keni menstruacione të çrregullta

Vajza, ja disa nga arsyet pse keni menstruacione të çrregullta

Ja si të menxhoni shkëlqyeshëm miqësitë në ambientin e punës

Ja si të menxhoni shkëlqyeshëm miqësitë në ambientin e punës

Zbardhet dosja/ Kanabisi në Vlorë u zbulua nga Prokuroria e SHISH. Polici, bashkëpronar i parcelave

Zbardhet dosja/ Kanabisi në Vlorë u zbulua nga Prokuroria e SHISH. Polici, bashkëpronar i parcelave
















TE FUNDIT

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
6 Qershor, 2025

Një plagosje e dyfishtë me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme në Rrogozhinë, ku një 56-vjeçar plagosi dy fqinjët...

Lexo më shumë

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?

Analiza: Çfarë do të thotë të jesh grua në politikën kosovare?
6 Qershor, 2025

Teksa zërat e grave po bëhen gjithnjë e më të pranishëm në skenën politike të Kosovës, përballja me seksizëm, kërcënime...

Lexo më shumë

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim mmaksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
6 Qershor, 2025

Kur na ndajnë afërsisht 24 orë nga sfida e shumëpritur e Kombëtares tonë me Serbinë, sulmuesi serb, Aleksandër Mitroviç doli...

Lexo më shumë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
6 Qershor, 2025

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, foli  pasditen e sotme në konferencën për shtyp, në prag të duelit me Shqipërinë. Tekniku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com