Në mediat shqiptare u përhap me shpejtësi një foto e kryedemokratit Lulzim Basha teksa po flinte gjumë në avion. Prej mbrëmjes të së mërkurës ai ndodhet në Bruksel, ku zhvilloi takime me pasuesen e Merkelit dhe David McAllister.
Por në fund të protestës dhe si për t’ju përgjigjur lajmeve për foton e tij, Lulzim Basha njoftoi në Twitter një takim me Presidentin e PPE, Joseph Daul.
“Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias”, shkruan Basha.
Sipas tij PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe për këtë betejë ka mbështetjen e PPE./Opinion.al