Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Basha në Vaun e Dejës në familjen që ka 5 milion lekë drita: Rama rrit taksat për njerëzit dhe i heq për hotelet me 5 yje

2018/01/20 at 1:59 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha në Vaun e Dejës në familjen që ka 5 milion lekë drita: Rama rrit taksat për njerëzit dhe i heq për hotelet me 5 yje

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, bëri përgjegjëse qeverinë për varfërinë dhe humbjen e shpresës tek shumica e shqiptarëve, të cilët nuk kanë më mundësi për të paguar faturat e shtrenjta dhe taksat e rritura. Në aktivin e Vaut të Dejës Basha tha se 50 biznese mbyllen çdo ditë, 300 mijë shqiptarë ushqehen vetëm 1 herë në ditë, ndërsa 100 mijë të rinj janë larguar nga Shqipëria në 4 vjet.


“Çfarë është kjo gjendje, çfarë është ky vend ku nga çiftet e reja e deri tek pensionistët, i ka kapluar i njejti mjerim ekonomik?! Problemi vjen nga ata që kemi në krye, nga një aleancë hajdutësh dhe kriminelësh, që mendojnë vetëm për veten e tyre. Shqiptarët bëjnë përpara në Europë, sepse në asnjë vend të Europës nuk ka një kryeministër sharlatan dhe të lidhur me kriminelët siç është Edi Rama dhe banda e tij në pushtet,”- tha kryetari i Partisë Demokratike.

Në Vaun e Dejës, zonën që furnizon me energji Shqipërinë, Basha vizitoi shtëpinë e të moshuarit Jak Vjerdha, që prej disa ditësh jeton në errësirë me bashkëshorten, sepse nuk ka para për faturën e dritave.  Ata treguan se pjesa me e madhe e pensionit të të dyve, 13 mijë lekë, shkon për ilaçe.

“U ka ardhur një faturë 5 milionë borxh”-tha vajza e shtëpisë, ndërsa Basha vuri në dukje se “fatura 5 milionë është për një shtëpi të varfër që ka një sobë me dru”.

Kreu i opozitës tha se qeveria po përdor dy standarde për shqiptarët, për shumicën taksa dhe fatura më të larta për të paguar, ndërsa për pakicën zero taksa.

“Duhet të ngrihemi të gjithë të shpëtojmë vendin e njëri-tjetrin nga kjo situatë. Sepse taksat janë rritur. Çmimi i energjisë është rritur. Çmimi i ujit do të rritet prapë. Për të varfrit nuk ka asnjë shpresë me këtë qeveri. Ndërkohë, po u heq taksat hoteleve me 5 yje. Hotelet me 5 yje nuk paguajnë taksa, ju paguani ose përndryshe jua heqin dritat. Kjo është padrejtësi. Të bashkohemi të gjithë ta ndryshojmë, s’kemi rrugë tjetër,”– tha Basha.

Në aktivin e Vau të Dejës kreu i opozitës vuri në dukje se protesta e 27 janarit është për të thënë me zë të fortë se shqiptarët nuk pranojnë një qeveri, që nuk e ka fatin të lidhur me fatin e tyre.

“As nuk kanë asnjë ndjeshmëri. Prekin, shihin, ndjejnë që populli është në mjerim, por nuk ua ndjen për popullin. Nuk kanë asnjë ndjeshmëri, as për Jakun dhe zonjën e tij, që nuk kanë me se ta mbajnë frymën gjallë dhe prapë do të jenë në errësirë. Ndaj shpresa e vetme është t’i themi STOP emigrimit, t’i themi STOP dëshpërimit. Të bashkohemi më 27 janar për të marrë fatin tonë në duart tona”-u shpreh Kryetari i Partisë Demokratike.​/Opinion.al

Etiketa: 27 janarlulzim bashaprotesta


Ju sugjerojmë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
Politikë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

16 Dhjetor, 2025 7:48 pm
Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun
Aktualitet

Zbardhet shkresa e SPAK drejtuar Kuvendit për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 7:42 pm
U pezullua nga detyra, Balluku ankimon masën e sigurisë në Apel
Aktualitet

Kur do mblidhet Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për Ballukun

16 Dhjetor, 2025 6:20 pm
Avokati i Popullit, Berisha i përgjigjet Ballës: Merreni po e deshët
Aktualitet

Kërkesa e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Berisha: Rama po e mbron

16 Dhjetor, 2025 4:44 pm
Rama për Al Jazeera: Rusia nuk do sulmojë asnjë vend tjetër evropian
Aktualitet

SPAK kërkon heqjen e imunitetit të Ballukut, Rama:Do të mbajmë një qëndrim të drejtë

16 Dhjetor, 2025 3:10 pm
SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut
Aktualitet

SPAK i kërkon Kuvendit heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut

16 Dhjetor, 2025 3:08 pm
Marrëveshja për armëpushimit në Gaza, Begaj: Mbështesim paqen e qëndrueshme
Aktualitet

Emrat/ Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, kush do ta zëvendësojë

16 Dhjetor, 2025 2:36 pm
SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai
Kryesore

SPAK masa sigurie për tenderat te AKSHI, Berisha: 2 biznesmenët janë në Dubai

16 Dhjetor, 2025 2:33 pm
Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar
Kronikë

Hetimi për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar

16 Dhjetor, 2025 1:06 pm
Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t
Kronikë

Zbulohen emrat, 8 masa sigurie për hetimin e abuzimeve të AKSHI-t

16 Dhjetor, 2025 12:24 pm
Para
Video/ Miliarderi i organizon djalit 12-vjeçar ditëlindje me striptiste

Video/ Miliarderi i organizon djalit 12-vjeçar ditëlindje me striptiste

Konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18 vjeçare mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjes

Konflikti që i dha fund bashkëjetesës 18 vjeçare mes Eneda Tarifës dhe Erjon Zaloshnjes

Blushi paralajmëron ikjen e LSI-së: Këtë javë qeveria përgjysmohet

Ben Blushi jep dorëheqjen si kryetar i Libra
















TE FUNDIT

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni

Ndalohet studenti, parandalohet sulmi terrorist në Poloni
16 Dhjetor, 2025

Shërbimet e sigurisë në Poloni kanë ndaluar një student të dyshuar për përgatitjen e një sulmi terrorist, njoftoi të martën...

Lexo më shumë

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?

Si u shpërnda në mbarë Europën një gjen kanceri i rrallë?
16 Dhjetor, 2025

Më 2023 një dhurues në një bankë sperme daneze u zbulua si bartës i një mutacioni gjenetik që mund të...

Lexo më shumë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë

Krijohet komisioni për dëmet e luftës në Ukrainë, konventa miratohet në Hagë
16 Dhjetor, 2025

Është krijuar komisioni ndërkombëtar për dëmshpërblimin e dëmeve të luftës ndaj Ukrainës: konventa themeluese, e promovuar nga Këshilli i Evropës,...

Lexo më shumë

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit

Salianji takim me demokratët e Elbasanit, merrni pjesë në protestën e 22 dhjetorit
16 Dhjetor, 2025

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Ervin Salianji u ka bërë thirrje të gjithë demokratëve të bashkohen në protestën e 22 dhjetorit....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com